TAGS-AT E JAVËS

Politike2026-04-09 14:55:00

Rama këshillon sektorin e ndërtimit: Duhet të bëni balancën mes cilësisë dhe kostos 

Shkruar nga Pamfleti
Rama këshillon sektorin e ndërtimit: Duhet të bëni
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrës shqiptarë, ku diskutoi rritjen e pagave dhe rolin e sektorit të ndërtimit në ekonomi.

Gjatë diskutimit, Rama u ndal te mënyra se si duhet të operojë industria, duke theksuar dy elementë konkretë që sipas tij përcaktojnë balancën e projekteve.

“Dy gjëra duhen mbajtur parasysh nga industria, cilësia e projektit dhe kostoja. Se është kollaj të thuash po ngjitem, por kalove 20 kate fillon një lojë tjetër nga ana konstruktive dhe kosto. Kur kalon në 30 kate ka komponentë të tjerë që nuk janë te 20 katëshi, dhe këtu jeni ju që e bëni këtë balancë”, tha Rama.

Deklarata e tij lidhet me zhvillimet konkrete në sektorin e ndërtimit, ku rritja e lartësisë së ndërtesave sjell kërkesa të reja teknike dhe financiare për projektuesit dhe investitorët.

Lini një Përgjigje