TAGS-AT E JAVËS

Politike2023-06-22 14:28:00

Sali Berisha sulmon Yuri Kim: Je turpi i SHBA-së, bashkë me Ramën shkatërruat opozitën

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha sulmon Yuri Kim: Je turpi i SHBA-së, bashkë me Ramën
Yuri Kim dhe Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, duke theksuar se së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë shkatërruar opozitën shqiptare.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se emrin i Kim do të mbetet si një person që abuzoi me pushtetin. 

“Në historinë e pluralizmit trë këtij kombi, emri i saj do mbetet si person që abuzoi me pushtetin. Së bashku me Ramën bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën shqiptare. Natyrisht, e dëmtove por dështove. Nga ana tjetër, me qëndrimet e tua je vetmja ambasadore në 32 vite largohesh nga ky vend si sekretare e përgjithshme e PS-së, jo nga unë. Mendoj se këto pak ditë dhe orë që ju kanë mbetur duhet t'i kërkoni ndjesë shqiptarëve për Gonigal. Në skandalin më të madh të të gjitha kohërave nuk u the asgjë shqiptarëve duke i shumëzuar me zero.”, deklaron Berisha.

Ndërkohë, ambasadorja e amerikane, Yuri Kim në konferencën e lamtumirës të mbajtur ditën e djeshme është pyetur edhe për qëndrimet e saj ndaj sulmeve të ish kryeministrit Sali Berisha, teksa i ka dhënë një mesazh këtij të fundit.

Ndonëse nuk i ka përmendur emrin Sali Berishës dhe damkën e tij nga SHBA, ambasasdorja Kim u shpreh se Uashingtoni sheh vetëm nga e ardhmja.

A është e drejtë që të thuhet se pas Mariza Lino, ju kishit mandatin më të vështirë dhe kishit përballë të njëjtin person, Sali Berishën?

“Mendoj se çdo ambasador përballet me sfidat. Por ka diçka lidhur me SHBA, ne shohim nga ardhmja. Çdo ambasador do të përpiqet ta drejtojë gjithnjë Shqipërinë drejt së ardhmes.”, u shpreh ambasadorja Kim

sali berisha yuri kim shba rama

Lini një Përgjigje