Mbledhja e sotme e këshillit Bashkiak të Tiranës, është shoqëruar me debate mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe opozitës.
Kreu i bashkisë ka reaguar lidhur me protestën e djeshme, duke u thënë këshilltaravë që vijnë nga radhët e opozitës, se nuk e bllokojnë dot Tiranën.
Veliaj u shpreh se edhe nëse opozita do i shkatërrojë të gjitha, ai do I rindërtojë sërish.
“Nuk e bllokoni dot Tiranën. Ju doni të bllokoni edhe shkollat e reja, edhe kreditë e buta. Ju bjerini, shkatërrojini, por ne do t’i ndërtojmë sërish më të bukura se ishin”, ka thënë Veliaj.
Kryebashkiaku u shpreh se qeveria teknike krijohet kur ka krizë mazhoranca, jo kur ka krizë opozita.
"Qeveria teknike krijohet kur ka krizë maxhoranca, jo kur ka krizë opozita. Nuk e bllokoni dot qytetin, e bllokuat dje çerek ore zgjat. . Nuk e bllokoni dot Tiranën, harrojeni Tirana do të ecë përpara.", tha Veliaj.
Lini një Përgjigje