The British Ambassador to Kosovo, Jonathan Hargreaves, in an interview with Radio Free Europe warns that the protracted political stalemate is costing the country a full and credible voice in the international arena and is blocking vital priorities from the budget to reforms. He urges all parties to allow the Constitutional Court to do its job, to respect its decisions without hesitation, and to enable the functioning of the Assembly, the election of the government and the president in early spring.
According to him, the responsibility for the solution is joint legal and political, adding that if this is not achieved, then new elections remain an option, but on condition that the local elections are initially conducted well and the results are respected. By September 30, the Constitutional Court is expected to issue a new decision regarding the process of constituting the Kosovo Assembly, following the complaint of the Serbian List for the division of the voting of deputy mayors from among the communities.
Hargreaves also says it is disappointing and worrying that the dialogue with Serbia is progressing slowly due to the lack of institutions in Kosovo and political developments in Serbia. Commenting on the condition set by the acting Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, for the continuation of the dialogue, the extradition of Milan Radoićić, Hargreaves says it is essential that Radoićić and the other perpetrators of the attack in Banjska are brought to justice as soon as possible, as impunity for this attack cannot continue.
The British diplomat also spoke about the issue of integrating Serbian education and health institutions, saying that their integration is "extremely sensitive," emphasizing that the solution must be found within the legal framework of Kosovo, through the establishment of the Association of Serb-majority Municipalities.
Radio Free Europe: Every day now we expect another decision from the Constitutional Court, regarding the constitution of the Assembly and the issue of electing deputy speakers from communities. What are your expectations?
Jonathan Hargreaves: Thank you very much for the invitation! Before I move on to this topic, I want to emphasize that this week marks the second anniversary of the terrible attack in Banjska. I want to express my condolences to the family of [slain police officer, Afrim] Bunjaku and also to assure you that we continue to insist that the perpetrators of this attack are tracked down and brought to justice.
As for the Constitutional Court, yes, we are all eagerly awaiting the decision next week, and I hope that the Court will be able to deliver it in time. Of course, I don't know what it will be, and I don't think any of us know for sure. I think the most important thing is for all parties involved to take it very seriously, to declare publicly that they will implement whatever the Court suggests or orders, and, above all, to act to implement it.
We have been in this situation - without an Assembly and without a full government - for a very long time in the interest of Kosovo. And, I think, now it is really urgent. It has been urgent for a long time for the Assembly to be properly formed and for there to be a functional government.
I think Kosovo is losing during this period, by not having a full and credible international voice. As I understand it, almost a billion euros in grants and loans are blocked in the Assembly. There are also many laws that need to be passed. So, the people of Kosovo are losing by the lack of a full assembly and government.
Language concerns towards the Constitutional Court
Radio Free Europe: But why does the United Kingdom feel the need to emphasize respect for the Court's decisions? Is there any concern that some will not respect them?
Jonathan Hargreaves: Of course, it is an essential part of the Constitution of Kosovo and an essential part of the implementation of the rule of law, where Kosovo has made a lot of progress over the last period. And it is something that Kosovo should be very proud of. Since independence, there has been great progress in the strong implementation of the rule of law.
We are concerned, like others, about some of the words that have been said about the Constitutional Court and the consequences they could have on whether the Court could do its job properly and whether its decisions would be fully respected. Therefore, I very much hope and expect that all political parties and the entire society will allow the Court to work and, most importantly, implement the decisions it makes.
Radio Free Europe: Are you referring to the language used by the winning party of the incumbent Prime Minister, Albin Kurti?
Jonathan Hargreaves: I think it's very important that all parties make it clear that, regardless of political beliefs, they are on the same page when it comes to the Constitutional Court - to let it do its job and respect its decisions.
The possibility of new elections to resolve the political impasse in Kosovo
Radio Free Europe/Radio Liberty: What risks do you see if this stalemate continues?
Jonathan Hargreaves: I think there are many risks. One is about timing. We really need the Assembly to be functional and able to elect a new president in the early spring. Kosovo definitely needs an approved budget. It needs to be active on the international stage. We have been working with Kosovo for many years, not only here, but also internationally.
Duam ta shohim Kosovën pjesë të më shumë organizatave ndërkombëtare. Duam ta shohim si partnere në sigurinë evropiane. Duam të shohim që Qeveria e Kosovës bën gjëra që kanë vërtet rëndësi për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Dhe, të gjitha këto janë bllokuar tani. Unë nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës.
Radio Evropa e Lirë: Por, kemi dëgjuar edhe opsionin e mbajtjes së një cikli tjetër zgjedhjesh. A mund ta përballojë Kosova këtë?
Jonathan Hargreaves: Nëse duhen dhe nëse partitë arrijnë në përfundimin se janë të nevojshme për ta lëvizur situatën përpara, atëherë le të mbahen. Para së gjithash, mendoj se është shumë e rëndësishme që zgjedhjet lokale të kalojnë mirë. Po punojmë shumë me Komisionin [Qendror] të Zgjedhjeve dhe të tjerët, për t’u siguruar që zgjedhjet lokale të organizohen siç duhet. Dhe shpresoj që do të jenë të tilla. Shpresoj vërtet që shumë qytetarë në mbarë vendin do të marrin pjesë. Shpresoj shumë që rezultatet të respektohen dhe të zbatohen. Mendoj se ky është hapi i parë.
Nëse më pas ka nevojë për zgjedhje të reja nacionale, sepse janë mënyra e vetme që Kosova të dalë nga ngërçi aktual, atëherë le të mbahen. Kam besim se të gjitha partitë dhe institucionet do t’i organizonin ato të paktën po aq mirë sa zgjedhjet e shkurtit të kaluar.
Radio Evropa e Lirë: Ku e shihni përgjegjësinë kryesore kur bëhet fjalë për zgjidhjen e këtij ngërçi?
Jonathan Hargreaves: Mendoj se është e të gjitha partive politike. Sigurisht që ka çështje ligjore dhe institucionale, dhe kjo është puna e Gjykatës Kushtetuese. Por, nevojitet të ketë një kombinim të qasjeve ligjore dhe atyre politike.
Unë nuk mendoj se do të shkojmë përtej kësaj, nëse partitë nuk bëjnë atë për të cilën është ndërtuar sistemi kozmopolitik që njerëzit dhe partitë të punojnë së bashku, të gjejnë zgjidhje politike në interes të vendit, duke respektuar dhe zbatuar Kushtetutën. Prandaj, po u bëj thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë së bashku çfarëdo zgjidhjeje që munden.
Nuk e di se cili është kombinimi më i mirë, por besoj se, përveç ndjekjes së procedurave ligjore, nevojitet shumë punë, shumë guxim politik nga udhëheqësit e këtij vendi. E di se nuk është e lehtë dhe se situata është e vështirë për secilin prej tyre, por pikërisht ky guxim politik për të bërë kompromise dhe për të punuar bashkë për interesin e vendit, është ajo që na duhet.
Shqetësime për gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese
Radio Evropa e Lirë: Përmendët më herët gjuhën që po përdoret. Kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese janë pikërisht ato që nxitën Shtetet e Bashkuara ta pezullonin Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën. Masat e BE-së ndaj Kosovës, të vëna dy vjet më parë, janë ende në fuqi. Cili është partneriteti aktual apo marrëdhëniet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës?
Jonathan Hargreaves: Unë ndodhem në këtë vend që 18 muaj. Jam tejet i privilegjuar që ndodhem këtu, në këtë rol, si ambasador britanik. Gjëja e parë që më ka lënë përshtypje, në pothuajse çdo takim që kam zhvilluar gjatë kohës time këtu, është thellësia dhe ngrohtësia e marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila, siç e dini, daton nga viti 1999, kur trupat britanike ishin ndër të parat që erdhën si pjesë e operacionit të NATO-s. Më 2008, Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës.
Kemi bashkëpunuar gjatë dhe thellësisht për sigurinë, dhe ne besojmë se Kosova duhet të jetë dhe është vend i pavarur dhe sovran. Prandaj, mendoj se marrëdhënia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës i ka rrënjët shumë të forta, dhe ne jemi shumë krenarë për këtë e vazhdojmë të jemi, dhe do të vazhdojmë kësisoj.
I kemi disa shqetësime, që i ndajmë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë. I përmenda disa prej këtyre shqetësimeve për gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese. I kemi thënë publikisht. E kam thënë publikisht se jam i shqetësuar për disa prej veprimeve që janë ndërmarrë, veçanërisht në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit, të cilat nuk janë bërë në konsultim të mirëfilltë me komunitetet e prekura, dhe të cilat kanë nxitur frikë dhe paqëndrueshmëri në këto komunitete.
Brengosem kur dëgjoj njerëzit duke vënë në pikëpyetje themelin e këtij shteti, i cili, nga këndvështrimi ynë, mbështetet në Planin e Ahtisaarit, siç pasqyrohet në Deklaratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutë; i cili formon lidhjen themelore ndërmjet vendeve tona, sepse pikërisht mbi këtë themel ne e mbështetëm ndihmën tonë thelbësore që Kosova të fitonte njohje nga mbi 100 vende.
Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Kosova nuk po mbështetet sa duhet mbi të?
Jonathan Hargreaves: Brengosem kur i dëgjoj njerëzit duke e hapur atë diskutim, sepse unë mendoj që është shumë e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të mbështetet mbi atë themel që i solli njohjet shtetit. Në veçanti, është tejet e rëndësishme mbrojtja e komuniteteve joshumicë, që ishte në thelb të të tri dokumenteve që i përmenda. I kemi disa... Do të donim të shihnim një zbatim më aktiv të atyre parimeve, të mbrojtjes së njëmendtë të të drejtave të komuniteteve joshumicë, një gjuhë dhe veprime vërtet aktive, që garanton se të gjitha komunitetet joshumicë që jetojnë në këtë vend ndihen vërtet të mbrojtura, ndihen se kanë të ardhme këtu, ndihen se janë pjesë e këtij vendi.
Radio Evropa e Lirë: Besoj se ia keni përcjellë këto mesazhe kryeministrit në detyrë, Kurti, gjatë takimeve tuaja. A shihni gatishmëri?
Jonathan Hargreaves: Mendoj se njerëzit më kanë dëgjuar duke i thënë këto gjëra shpesh në publik dhe, sigurisht, i them të njëjtat edhe privatisht. U inkurajova nga ajo që tha kryeministri në videomesazhin e tij për komunitetin serb, para rreth një jave, ku ai foli për angazhimin e tij për komunitetin serb të Kosovës, në veçanti për angazhimin e tij për bashkëpunim me kryetarët e rinj serbë të komunave të Kosovës, nëse dhe kur ata të zgjidhen, veçanërisht në katër komunat veriore.
Ai foli për diskutime të mirëfillta me ta për disa prej vendimeve që mund të prekin jetën e tyre. Prandaj, ajo që dëgjova ishte vërtet inkurajuese. Ajo që ne do të donim të shihnim tani dhe gjatë muajve dhe viteve të ardhshme janë veprat, përtej fjalëve, të cilat demonstrojnë vërtet se ai dhe qeveria e kanë përnjëmend. Dhe, që serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera joshumicë të ndihen se ky është një vend në të cilin ata kanë të ardhme, i kanë të njëjtat të drejta për shërbime dhe mbrojtje, si çdokush tjetër.
Radio Evropa e Lirë: Besoni se ky duhet të jetë ndër prioritetet e qeverisë së ardhshme? Dhe, çfarë prioritetesh tjera mendoni se duhet të ketë qeveria e ardhshme?
Jonathan Hargreaves: Sigurisht se mendoj që kjo është ndër gjërat vërtet të rëndësishme, dhe një gjë ku ne, si komunitet ndërkombëtar, përqendrohemi shumë, për arsyen që e përmenda, se ishte aq thelbësore për themelin e marrëdhënies sonë. Por, natyrisht, tani, jam i lumtur ta them, kam vizituar gati çdo komunë në Kosovë. Më kanë mbetur vetëm edhe disa të cilat më duhet t’i vizitoj. Në vizitat në këto komuna kam biseduar me kryetarët dhe me banorët. Sigurisht, dëgjoj shumë gjëra të tjera që i preokupojnë ata. Dëgjoj hallet e njerëzve për ujin dhe menaxhimin e mbeturinave.
Radio Evropa e Lirë: Këto i dëgjojmë edhe gjatë fushatës zgjedhore...
Jonathan Hargreaves: Pikërisht. I dëgjoj njerëzit që flasin për cilësinë e arsimit. Dhe, i dëgjoj të rinjtë, sikurse javën e kaluar, në një nga ngjarjet e Procesit të Berlinit këtu, që flasin për ato që i shtyjnë të rrinë dhe të punojnë dhe të jenë produktivë në këtë vend, në vend se të ndihen se mund të kenë një jetë më të mirë diku tjetër. Bisedoj shpesh me grupet e grave, të cilat i shqetëson dhuna mbi bazë gjinore. Janë shumë gjëra në këtë vend, me të cilat cilado qeveri e re duhet të merret, krahas disa prej gjërave themelore që, siç them unë, formojnë themelin e këtij shteti.
Dialogu me Serbinë
Radio Evropa e Lirë: Po dialogu me Serbinë? Rrethanat, si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë, nuk duken të favorshme për vazhdimin e këtij procesi. Si mund të ecë përpara ky proces, nga pikëpamja juaj?
Jonathan Hargreaves: S’është sekret që ai aktualisht nuk po lëviz aq shpejt. Dhe, nuk është për t’u habitur, duke marrë parasysh mungesën e një Kuvendi dhe të një qeverie me kompetenca të plota këtu. Ne, po ashtu, e kuptojmë se ka shumë zhvillime në Serbi aktualisht, të cilat po marrin shumë vëmendje politike.
Prandaj, është zhgënjyese dhe shqetësuese që dialogu nuk po lëviz shpejt aktualisht. Por, BE-ja ka një përfaqësues të posaçëm të shkëlqyeshëm, dhe një ekip të shkëlqyeshëm, që unë e di se po punojnë fort për të përgatitur terrenin për momentin kur të paraqitet një mundësi më e mirë për të lëvizur përpara. Mbretëria e Bashkuar është sigurisht e vendosur për ta mbështetur BE-në në atë proces. Dhe, në ndërkohë, po siguron që kushtet në Kosovë të jenë më të mirat e mundshme, për të mundësuar një mjedis të mirë për këtë. Kjo është diçka që Kosova mund ta bëjë, pavarësisht bisedimeve dypalëshe apo trepalëshe. Por, baza e dialogut do të ndikohet shumë nga kushtet në terren. Dhe, kjo është diçka që unë mendoj se është në kontrollin e Kosovës dhe të qeverisë së saj.
A duhet të jetë ekstradimi i Milan Radoiçiç kusht për vazhdimin e dialogut?
Radio Evropa e Lirë: Por, ka edhe një kusht tjetër, që kryeministri Kurti e ka vënë për vazhdimin e dialogut, dhe ai është ekstradimi i Millan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë. A e konsideroni këtë kërkesë legjitime?
Jonathan Hargreaves: Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Millan Radoiçiq dhe autorët e tjerë të sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Radio Evropa e Lirë: Ku?
Jonathan Hargreaves: Mendoj se fillimisht është çështje për autoritetet serbe, dhe ne, në mënyrë të qëndrueshme dhe të rregullt, flasim me autoritetet serbe për këtë. Nuk dua të hyj në atë se çfarë ndodh më pas, sepse mendoj, para së gjithash, se është çështje e sistemit gjyqësor serb për t’u marrë me këtë. Por, është vërtet e rëndësishme që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të vazhdojmë me pandëshkueshmërinë për atë sulm të tmerrshëm, dhe duhet të ketë veprime kundërzotërisë Radoiçiq dhe kolegëve të tij.
Radio Evropa e Lirë: Pra, po thoni se kryeministri duhet t’i përmbahet atij kushti?
Jonathan Hargreaves: Unë nuk po i referohesha asaj se a duhet të jetë kusht apo jo për dialog. Mendoj se është një proces që duhet të ndodhë. Gjithashtu, mendoj se sa më shpejt që Kosova dhe Serbia të kthehen në rrugën e duhur, me një dialog konstruktiv mes tyre, aq më mirë do të jetë për popullin e Kosovës.
Shëndetësia dhe arsimi, vetëm në përputhje me themelimin e Asociacionit
Radio Evropa e Lirë: Ka, gjithashtu, një diskutim të vazhdueshëm tani, dhe ju përmendët mesazhin e kryeministrit për komunitetin serb, javën e kaluar, rreth integrimit të sistemit shëndetësor dhe atij arsimor. Lideri i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se kjo është, në njëfarë mënyre, vijë e kuqe për ta. Si e shihni këtë proces? A jeni të përfshirë në diskutimet me Qeverinë e Kosovës për këtë?
Jonathan Hargreaves: Është një temë shumë e ndjeshme dhe, sigurisht, çdo familje do të mendojë shumë seriozisht për cilësinë e arsimit dhe kujdesit shëndetësor, nga do të vijë ajo, si do të vazhdojë, si do të financohet, si fëmijët e tyre do të vazhdojnë të kenë qasje në to. Pra, është jashtëzakonisht… Ato dy çështje janë jashtëzakonisht të ndjeshme dhe, ndërkohë, janë çështje të mëdha për njerëzit anembanë Kosovës dhe kanë rëndësi për familjet në gjithë vendin.
Ato [shërbime] aktualisht ofrohen nga strukturat serbe. Dhe, ne gjithmonë kemi mbajtur qëndrimin se mënyra kryesore në të cilën ato duhet të qeverisen dhe rregullohen, sipas kuadrit ligjor të Kosovës, do të ishte përmes mekanizmit të dakorduar të një asociacioni të komunave me shumicë serbe. Dhe, ne ende besojmë se ky është qëllimi përfundimtar, të arrihet dakordim, të formohet dhe të zbatohet një asociacion, i cili mbikëqyr ato shërbime.
Radio Evropa e Lirë: A pajtoheni që këto shërbime duhet të zgjidhen brenda Asociacionit, ashtu siç është paraparë në draft-statutin që iu paraqit kryeministrit Kurti?
Jonathan Hargreaves: Unë mendoj se Asociacioni duhet të jetë pika përfundimtare, dhe çdo punë mbi shëndetësinë dhe arsimin duhet të jetë në përputhje me themelimin e një asociacioni. Mendoj se pika tjetër vërtet e rëndësishme është, dhe ndoshta një pikë edhe më e rëndësishme është, siç thashë, këto janë shërbime që prekin drejtpërdrejt familjet dhe individët. Dhe, çdo politikëbërës, kudo në botë, mendoj se do të pajtohej se të kesh një konsultim të vërtetë, një përfshirje reale të komuniteteve që do të preken nga ndryshimet, në mënyrën si u komunikohen atyre çështje kaq të rëndësishme, kjo duhet të jetë një bisedë e vërtetë.
Siç thashë, isha shumë i kënaqur të dëgjoja kryeministrin duke thënë se ai do të ishte i gatshëm të diskutonte çështje të tilla me kryetarët e rinj të komunave. Por, gjithashtu, mendoj se ka kanale të ndryshme, përmes të cilave është vërtet e nevojshme që autoritetet e Kosovës të kenë komunikim real, personal dhe të drejtpërdrejtë me komunitetet që preken, dhe të gjejnë një mënyrë që, çfarëdo që do të ndodhë me ato shërbime, ato të mbeten të qasshme, me cilësi të lartë dhe të përballueshme.
Dhe, siç thashë, kjo duhet të ndodhë brenda kuadrit të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, sepse ky është një zotim afatgjatë i Kosovës. Por, gjithashtu, dhe më e rëndësishmja, mendoj, [në konsultim] me komunitetet që do të preken nga ato.
Radio Evropa e Lirë: Por, pas asaj që ka ndodhur gjatë dy vjetëve të fundit në veri, duket sikur dialogu, komunikimi, kurrë nuk ka qenë më i largët mes serbëve lokalë dhe autoriteteve zyrtare në Prishtinë. Siç e thashë, kreu i Listës Serbe tashmë ka deklaruar se ato janë vijat e kuqe. Cila do të ishte mënyra që Qeveria e Kosovës t’u qaset këtyre njerëzve, të rikthejë ndoshta besimin e tyre, dhe të hapë diskutim për këtë çështje?
Jonathan Hargreaves: Sigurisht nuk pretendoj se është e lehtë, dhe ne, në Mbretërinë e Bashkuar, kemi njëfarë përvoje me komunitete që, për një kohë të gjatë, nuk i kanë besuar njëri-tjetrit. Po i referohem, natyrisht, situatës në Irlandën e Veriut. Me kalimin e kohës janë gjetur mënyra që këto komunitete të krijonin forma më të mira dialogu.
Mendoj se një pjesë e rëndësishme është përdorimi i mekanizmave të ndryshëm për biseda të sinqerta – qoftë përmes përfaqësuesve politikë, por edhe përmes shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të tjerë autentikë të komuniteteve. Por, ndoshta edhe më e rëndësishme është se Kosova, siç më thuhet shpesh dhe me të cilën pajtohem, ka një kornizë shumë të mirë ligjore për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë. Korniza ekziston, por ajo që nuk ndodh gjithmonë është zbatimi i saj në mënyra të qarta, të arritshme dhe të qëndrueshme.
Ekzistojnë institucione dhe mekanizma shumë të dobishëm që mund të ndihmojnë në këtë drejtim – për shembull, Inspektorati i Policisë, një organizatë e mirë, por që duhet të jetë edhe më e qasshme dhe të tregojë reagim ndaj ankesave që i drejtohen. Roli i Avokatit të Popullit është, po ashtu, jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ekziston edhe Zyra për Çështje të Komuniteteve, pranë Zyrës së Kryeministrit, e cila duhet të merret me çështjet e gjuhës, Zyra e Komisionarit për Gjuhët, dhe shumë të tjera.
Këto struktura ekzistojnë, por, shpeshherë, ka vende të paplotësuara, mungesë fondesh ose pengesa që komunitetet të kenë qasje në to, apo të dinë saktësisht si funksionojnë. Prandaj, mendoj se ka shumë hapa praktikë që mund të ndërmerren, përtej fjalëve dhe deklaratave të mira për qëllime, dhe që realisht do të tregonin se autoritetet e Kosovës duan t’ua bëjnë më të lehtë serbëve të Kosovës të ndihen pjesë e këtij shoqërimi.
Radio Evropa e Lirë: Do të ndalem edhe pak te dialogu. Duket sikur dialogu me Serbinë po e pengon përparimin e Kosovës drejt njohjeve të reja dhe anëtarësimeve në organizata të ndryshme, si Këshilli i Evropës, apo edhe NATO. Nëse Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë – është pak hipotetike kjo – por nëse Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë, a ka një pikë kur bashkësia ndërkombëtare do të thotë “mjaft me vonesa për Kosovën, le ta ndihmojmë të ecë përpara”?
Jonathan Hargreaves: Serbia dhe Kosova kanë bërë zotime në pika të ndryshme gjatë këtij procesi të dialogut, siç mund ta quaj, ndër vite, dhe ne do të donim të shihnim që të dyja palët – Serbia dhe Kosova – t’i zbatojnë plotësisht këto zotime. Kjo do të thotë që, sigurisht, Serbia ka përgjegjësi për gjërat për të cilat është zotuar, por edhe Kosova duhet të ecë përpara me gjërat për të cilat është zotuar vetë. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë që Kosova të bëjë më shumë përparim drejt institucioneve ku ne, në fakt, duam ta shohim.
Ne duam që Kosova të jetë pjesë e NATO-s. Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës. Shpesh, ne e mbrojmë rastin e Kosovës. Por, është më e vështirë kur ka vende që shohin çfarë po ndodh, dhe shohin disa zotime që ende nuk janë përmbushur. Është më e vështirë për ne t’i bindim të tjerët që Kosova duhet të bëhet pjesë e klubeve ku ata janë anëtarë, nëse nuk i përmbush zotimet që vetë i ka marrë përsipër.
Ajo që më duket se shqetëson shumë njerëz në këtë vend dhe që, siç e përmenda në fillim të këtij diskutimi, është thelbësore për marrëdhëniet tona është siguria e njerëzve të Kosovës. Dhe, sipas meje, mënyra më e mirë që njerëzit e këtij vendi të ndihen të sigurt është që Kosova të jetë anëtare e atyre organizatave ndërkombëtare që garantojnë këtë siguri.
Do të doja, siç thashë, ta shihja Kosovën duke bërë më shumë përparim drejt NATO-s. Do të doja ta shihja Kosovën duke luajtur rol edhe më të madh në atë që nganjëherë e quajmë eksportim të sigurisë. Kosova ka kapacitet dhe aftësi të jashtëzakonshme, për të cilat ne punojmë së bashku, për shembull në operacionin Interflex, ku Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë ndihmuar në stërvitjen e ukrainasve.
Prandaj, mendoj se është në interesin e Kosovës të bëjë gjëra që na mundësojnë të ndihmojmë Kosovën të bëhet pjesë e këtyre organizatave ndërkombëtare. Por, Kosova, gjithashtu, duhet të jetë në gjendje t’i bindë anëtarët ekzistues të këtyre organizatave se mund të jetë pjesë e tyre.
Gjendja e sigurisë në Kosovë: E qetë, por e brishtë
Radio Evropa e Lirë: Meqë përmendët sigurinë, Mbretëria e Bashkuar, në njëfarë mënyre, kishte shprehur shqetësime para ngjarjes në Banjskë. E di që ambasadori i mëparshëm, në një intervistë, pati thënë se ishte i shqetësuar për atë që mund të ndodhte në javët në vijim – dhe më pas ndodhi Banjska. Si do ta përshkruanit gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë?
Jonathan Hargreaves: Mendoj se, për momentin, në pamje të jashtme është e qetë, dhe shpresoj që kështu të vazhdojë. Por, mendoj se ekziston një brishtësi për të cilën duhet të jemi shumë të vetëdijshëm. Banjska dhe incidente të tjera treguan se gjithmonë ekziston një cenueshmëri ndaj ngjarjeve të tilla – sidomos kur ka arsye që komunitetet të mos i besojnë njëri-tjetrit, ose kur ndodhin situata që tregojnë përpjekje për të minuar institucionet.
Pra, në përgjithësi është e qetë, por e brishtë. Dhe, le të punojmë së bashku që kjo brishtësi të jetë e menaxhueshme, dhe ta zhvendosim drejt një drejtimi tjetër drejt më shumë stabiliteti për të gjithë, sepse mendoj se kjo është në interesin e të gjithëve.
Ne, sigurisht, kemi trupa këtu, si pjesë e KFOR-it. Aktualisht, kemi 350 trupa që janë pjesë e rezervës strategjike. Kjo situatë, pra, prek jo vetëm Kosovën, por edhe Mbretërinë e Bashkuar. Prandaj, ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës të sigurojë që situata të mbetet jo vetëm e qetë, por edhe të fitojë qëndrueshmëri më të thellë.
Radio Evropa e Lirë: Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se janë regjistruar fluturime dronësh, që dyshohet se po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, dhe se Policia është në kontakt me KFOR-in dhe me partnerët. A dini diçka për këtë?
Jonathan Hargreaves: Jo, nuk i di hollësitë për këtë çështje. Jam shumë i bindur se drejtori Hoxha dhe KFOR-i do të vazhdojnë komunikimin shumë të mirë që e di se e kanë mes vete, për të kuptuar saktësisht çfarë po ndodh dhe çfarë duhet bërë në këtë drejtim.
Procesi i Berlinit
Radio Evropa e Lirë: Situata e sigurisë më çon edhe te Procesi i Berlinit. Migracioni, siguria dhe rritja ekonomike janë prioritetet e këtij samiti, i cili do të mbahet në tetor në Mbretërinë e Bashkuar, në Londër. Përtej deklaratave, çfarë rezultate konkrete mund të presin Kosova dhe rajoni nga ky samit?
Jonathan Hargreaves: Jemi të kënaqur që këtë vit jemi mikpritës të Procesit të Berlinit. Siç përmendët, do të ketë një takim të liderëve më 22 tetor, në Londër. Para këtij takimi, ministrat e Jashtëm do të mblidhen në Irlandën e Veriut, ndërsa ministrat e Brendshëm dhe ata të Ekonomisë do të takohen, po ashtu, në Londër.
Ka një arsye pse quhet Procesi i Berlinit – sepse është një përpjekje e vazhdueshme, të cilën miqtë tanë shumë të mirë në Gjermani e kanë udhëhequr përgjatë dekadës së fundit, për të gjetur mënyra të shumta që qeveritë, shoqëria civile dhe bizneset nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë të komunikojnë për çështje me të vërtetë të rëndësishme.
Këtë herë, besoj se kemi rreth 16 takime të ndryshme në rajon. Ne kemi dashur të sigurohemi që një pjesë e këtyre takimeve të zhvillohen brenda rajonit, dhe të udhëhiqen nga vendet e rajonit, për të mbajtur hapur kanalet e komunikimit dhe për të forcuar bashkëpunimin praktik mes pjesëve të ndryshme të shoqërisë në Ballkanin Perëndimor.
Ka, sigurisht, disa gjëra konkrete që shpresojmë të dalin prej këtij procesi. Jemi shumë të kënaqur që vitet e fundit kemi punuar me Kosovën dhe Shqipërinë, dhe së fundi edhe me Maqedoninë e Veriut, për një grup të përbashkët pune për migracionin, i cili na ndihmon të bashkëpunojmë në këtë fushë. Shpresojmë që Procesi i Berlinit të krijojë hapësirë për ta shtrirë këtë bashkëpunim edhe me vende të tjera të rajonit.
Po ashtu, ky proces do të përdoret për të shtyrë përpara zbatimin e disa aspekteve të CEFTA-s, si dhe për çështje praktike që lidhen me teknologjinë, roaming-un dhe shumë tema të tjera, duke përfshirë edhe njohjet.
Radio Evropa e Lirë: Për shembull, për dokumentet mes Kosovës dhe Bosnjës.
Jonathan Hargreaves: This is one of the elements that we are working hard on – the recognition of ID cards and also the mutual recognition of university degrees – which we hope will be part of the solution. We are very happy to be hosting the process this year. Our Prime Minister was extremely keen for us to do this because it represents the importance that the UK attaches to this region, and its role in stability across Europe – which, in a much wider sense, is on the minds of all European leaders today.
So this is a very important part of the wider European security and stability mosaic. The six Western Balkan countries have a really important role to play in this regard, and that is why the United Kingdom is interested in facilitating this process, through practical ways, this year.
Radio Free Europe/Radio Liberty: How would you respond to some experts who have told us that the Balkans are in the "new 90s"? Are you worried? Do you see it that way too, or...
Jonathan Hargreaves: I think the kind of cooperation that we're seeing during this process shows that it's not always easy. It shows that memories are hard to overcome, and it shows that there are things that countries don't completely agree on.
But the importance of this process lies precisely in the fact that it is a space for so many different issues, which enables better communication, better cooperation and, above all, practical benefits from this cooperation between the Western Balkan countries. And, I think, this is the best way to ensure that we move forward, not backward./REL
Lini një Përgjigje