TAGS-AT E JAVËS

Forum 8 Maj 2025, 22:20

Papa Leone XIV: Zoti na do, e keqja nuk do të mbizotërojë!

Shkruar nga Papa Leone XIV
Papa Leone XIV: Zoti na do, e keqja nuk do të mbizotërojë!
Papa i sapozgjedhur Leo përshëndet me dorë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit

Zoti na do, Zoti ju do të gjithëve dhe e keqja nuk do të mbizotërojë! Ne të gjithë jemi në duart e Zotit. Prandaj, pa frikë, të bashkuar dorë për dore me Zotin dhe me njëri-tjetrin, le të ecim përpara.

Paqja qoftë me ju të gjithë! Të dashur vëllezër e motra, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të Ngjallur, bariut të mirë që dha jetën e tij për grigjën e Zotit. Edhe unë do të doja që kjo përshëndetje paqeje të hynte në zemrat tuaja, të arrinte në familjet tuaja, në të gjithë njerëzit, kudo që të jenë, në të gjithë popujt, në të gjithë tokën. Paqja qoftë me ju!

Kjo është paqja e Krishtit të Ngjallur, një paqe e çarmatosur dhe një paqe çarmatosëse, e përulur dhe këmbëngulëse. Vjen nga Zoti, Zoti që na do të gjithëve pa kushte. Ende e mbajmë në vesh atë zë të dobët, por gjithmonë të guximshëm të Papa Françeskut që bekon Romën! Papa që bekoi Romën ia dha bekimin e tij botës, të gjithë botës, atë mëngjes të së dielës së Pashkëve.

Më lejoni të vazhdoj me të njëjtin bekim: Zoti na do, Zoti ju do të gjithëve dhe e keqja nuk do të mbizotërojë! Ne të gjithë jemi në duart e Zotit. Prandaj, pa frikë, të bashkuar dorë për dore me Zotin dhe me njëri-tjetrin, le të ecim përpara. Ne jemi dishepuj të Krishtit. Krishti na paraprin. Bota ka nevojë për dritën e tij. Njerëzimi ka nevojë për Të si urë që Zoti dhe dashuria e tij ta arrijnë. Na ndihmoni edhe ne, pastaj njëri-tjetrin, të ndërtojmë ura, me dialog, me takim, duke na bashkuar të gjithëve për të qenë një popull i vetëm gjithmonë në paqe. Faleminderit, Papa Françesku!

Dua gjithashtu të falënderoj të gjithë vëllezërit e mi kardinalë që më zgjodhën të jem Pasardhësi i Pjetrit dhe të ecim së bashku me ju, si një Kishë e bashkuar që kërkon gjithmonë paqen, drejtësinë, duke u përpjekur gjithmonë të punojmë si burra dhe gra besnikë ndaj Jezu Krishtit, pa frikë, për të shpallur Ungjillin, për të qenë misionarë.

Unë jam bir i Shën Agustinit, një augustinian, i cili tha: “Me ju jam i krishterë, për ju jam peshkop.” Në këtë kuptim, të gjithë mund të ecim së bashku drejt atij atdheu që Zoti ka përgatitur për ne.

Kishës së Romës, një përshëndetje e veçantë! Duhet të kërkojmë së bashku si të jemi një Kishë misionare, një Kishë që ndërton ura, dialog, gjithmonë e hapur për të pritur si ky shesh me krahë hapur.

Të gjithë, të gjithë ata që kanë nevojë për bamirësinë tonë, praninë tonë, dialogun dhe dashurinë tonë.

Dhe nëse më lejoni, një fjalë, një përshëndetje për të gjithë ata dhe në një mënyrë të veçantë për dioqezën time të dashur të Çiklajos, në Peru, ku një popull besnik ka shoqëruar ipeshkvin e tij, ka ndarë besimin e tij dhe ka dhënë kaq shumë, kaq shumë për të vazhduar të jetë një Kishë besnike e Jezu Krishtit.

Për të gjithë ju, vëllezër e motra të Romës, të Italisë, të mbarë botës, duam të jemi një Kishë sinodale, një Kishë që ecën së bashku, një Kishë që kërkon gjithmonë paqen, që kërkon gjithmonë bamirësinë, që përpiqet gjithmonë t’u qëndrojë pranë, veçanërisht atyre që vuajnë.

Sot është dita e Lutjes drejtuar Zojës sonë të Pompeit. Nëna jonë Mari dëshiron gjithmonë të ecë me ne, të jetë pranë nesh, të na ndihmojë me ndërmjetësimin dhe dashurinë e saj.

Prandaj, dua të lutem së bashku me ju. Le të lutemi së bashku për këtë mision të ri, për të gjithë Kishën, për paqen në botë, dhe le t’ia kërkojmë këtë hir të veçantë Marisë, Nënës sonë.

*Shënim: Kjo është fjala e plotë e Papa Leone XIV, nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit

Lini një Përgjigje