TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2025, 11:41

"200 mijë për ta sjellë Talo Çelën të gjallë", Alibej rrëfen në GJKKO si u njoh me Nuredin Dumanin

Shkruar nga Pamfleti

"200 mijë për ta sjellë Talo Çelën të

Sipas SPAK, Alibej akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e ViktorHaxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.

Ka nisur sot seanca e radhës në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”. 

Në seancën e sotme po dëgjohet dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, i cili akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.

I njohur edhe me nofkën "Krymi", Alibej nisi të fliste për njohjen me Dumanin për herë të parë në vitin 2020, teksa tema e parë e bisedës ishin dyshimet se Nuredini dhe vëllai i tij kishin marrë pjesë në atentatin e Bradasheshit, ku Erionit iu vra i vëllai, daja dhe një mik turk. Alibej u shpreh në GJKKO se vetë Dumani kishte kërkuar që ta takonte në vitin 2020.

Më tej, Alibej deklaroi se kishte hedhur fjalë, që për Talo Çelën jepte 100 mijë euro për ta vrarë dhe për t'ia sjellë të gjallë paguante 200 mijë euro. Ai ka shtuar se ka dërguar një automjet të tipit C Class i zi që e ka marrë Nuredin Dumanin për ta sjellë në takim.

Ai gjithashtu shpjegoi kërkimet që bëri për Dumanin para se ta takonte.

Pjesë nga diskutimi:

Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkepunëtorët e tjerë të drejtësisë, Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin.

Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i vitit 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, Fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe SkyEcc. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kiahin ndodhur në familje. Arjani erdhi në Shqipëri. Arjani më tha se bëhej fjalë për Dumanin që kishte dashur të më takonte.

Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Çelën jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë. Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një C Class i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të ri. Ishte aksham. Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova, fakte, foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 ore 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. Më shpjegoi se kishte dëgjuar që kërkoja Talo Çelën dhe më tha se në dijeni për këtë ishin edhe Festim Qoli. I thashë: ‘Ok’, dhe më pas nisa bisedën duke i shpjeguar kush janë ekzekutorët e familjarëve të mi.

Në nisje të seancës ka folur edhe i pandehuri Petrit Qoli, i cili pretendoi edhe një herë pafajësinë, duke sulmuar Dumanin për dëshminë e dhënë.

“Kam 3 vjet në burg pa parë mbesat e mia. E nderuar gjykatë, më mirë 10 Nuredin Dumani në Dubai, se një i pafajshëm në burg!”, u shpreh ai mes të tjerash.

Dëshmia e Dumanit tre vite më parë zbërtheu të paktën 8 organizata kriminale në dosjen “Plumbi i Artë”, me të paktën 32 të akuzuar, pjesa më e madhe të arrestuar dhe disa prej krerëve të grupeve ende në arrati, të fshehur në Dubai apo pa gjurmë.

Dumani ka rrëfyer për aktivitetin kriminal me pagesë dhe porositë që merrte nga platformat e koduara si SKY ECC, Matrix apo BQ, duke zbardhur edhe 3 fjalëkalimet që përdorte, të cilat ia ka vënë në dispozicion SPAK për të dekriptuar bisedat, fotot, filmimet, që tashmë janë edhe si prova materiale në proces.

Dumani ka rrëfyer njohjet dhe bashkëpunimin me Suel Çelën, mikun e kthyer në armik Talo Çela, porositë nga Erion Alibej, si dhe të organizatave të tjera.

Ndërkohë që pritet të nisë për herë të parë edhe dëshmia e bashkëpunëtorit tjetër të drejtësisë, Erion Alibej, i cili akuzohet se për të marrë hakun e vëllait të vrarë më 2018 në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, bashkë me dajën dhe një mik turk të familjes, porositi disa atentate.

Lini një Përgjigje