
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Dishnicë të Korçës pranë një karburanti.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, me pasojë një viktimë.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa motoristi është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ka ndërruar dhe jetë për shkak të plagëve të marra.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve.
Lini një Përgjigje