Kronike 1 Tetor 2023, 13:45

Artan Tafani rrëfeu krimet, Gjykata e Elbasanit lë në burg 11 anëtarët e bandës së Laert Haxhisë

Shkruar nga Pamfleti
Artan Tafani rrëfeu krimet, Gjykata e Elbasanit lë në burg 11
Laert Haxhiu dhe banda e tij

Ditën e sotme në Gjykata e  Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për të 11 arrestuarit si të dyshuar se janë pjesë e grupit të Laert Haxhiut.

Në sallën e gjyqit ndodheshin 14 persona, teksa asnjë prej të pandehurve nuk ka folur.

Anëtarët e kësaj bande u arrestuar pak ditë më parë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”, i cili bëri të mundur kapjen e disa personave me rrezikshmëri kriminale që bënin pjesë në Bandën e Laert Haxhisë, pjesë e të cilës ishte edhe shtetasi Artan Tafani.

Artan Tafani ishte ai që zbardheu krimet e bandës së Haxhiut.

Të arrestuarit që dolën sot para gjykatës janë:

1-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç (i penduari i drejtësisë)
2-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç
3-Ligor Romacka, 31 vjeç
4-Erisiano Abedini, 32 vjeç
5-Bledar Berberi, 34 vjeç
6-Maringlen Topuzi, 37 vjeç
7-Bujar Abedini, 49 vjeç
8-Enriko Xhahysa, 23 vjeç
9-Klea Gjata, 27 vjeçe,
10-Idriz Manej, 68 vjeç
11-Fatjon Veliu, 36 vjeç

Sa i përket Laert Haxhiut, ai ndodhet i burgosur në Greqi. I konsideruar si person i shumëkërkuar nga policia shqiptare, ai u kap në Janinë në Maj të këtij viti.

Haxhiu po lëvizte me një makinë BMW, kur u arrestua nga autoritetet atje, së bashku me dy shqiptarët e tjerë. Por përpara se të viheshin në pranga, ata tentuan t’i iknin policisë greke. Gjatë kësaj kohe përplasën të paktën 3 makina të tjera e më pas përfunduan duke goditur edhe një bordurë. Krahas arrestimit, policia u gjeti 3 shqiptarëve dhe 1400 Euro.

Laert Haxhiu ishte në kërkim që prej vitit 2017, kohë kur u dënua fillimisht nga Gjykata e Lushnjes me 18 vjet burgim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, si autor i një ngjarje në 2016 ku mbetën të plagosur dy persona. Ngjarje kjo që si zanafillë ka hakmarrjet që lidhen me konfliktet e vjetra të bandës së Lushnjes. Sakaq Haxhiu gjithashtu rezulton person i përfshirë edhe në çështje të trafikut drogës në Shqipëri dhe i dënuar nga Gjykata e Durrësit.

6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh janë zbardhur nga Policia e Shtetit falë të penduarit, Artan Tafani.

39-vjeçari është anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares dhe ka zbuluar disa ngjarje të rënda kriminale.

Tafani u arrestua para një jave për vjedhjen e 30 mije eurove në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit, krim i ndodhur para 3 muajsh. Pasi u arrestua nga policia, ai ka treguar me detaje ngjarjet kriminale ku ka marrë pjesë bashkë me anëtarët e tjerë të grupit (Lexo më shumë).

Në lidhje me operacionin e policisë “Never Forget” u lëshuan 16-urdhërarreste. 4 prej tyre nuk janë ekzekutuar ende pasi këta persona ndodhen në kërkim.

 

artan tafani rrëfeu krimet 1 anëtarët e bandës së laert haxhisë