TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2026, 19:48

Bie nga tarraca e azilit, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

Bie nga tarraca e azilit, ndërron jetë 72-vjeçarja në

72-vjeçarja Sheqere Zeko ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga tarraca e Azilit të Pleqve në Gjirokastër. Lajmi është konfirmuar nga Spitali i Fierit, ndërsa mësohet se e moshura ka mbërritur pa shenja jete në pavionin e traumës.

Raportohet se, ngjarja ndodhi mesditën e sotme, kur 72-vjeçarja po qëndronte në tarracën e azilit dhe teksa po sodiste natyrën, u rrëzua nga një lartësi rreth 7 metra. Zeko pësoi dëmtime të rënda në trup, përfshirë fraktura në shpatull dhe në këmbë.

Fillimisht, e moshuara u transportua me ambulancë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Sipas burimeve spitalore, në momentet e para gjendja e saj shëndetësore u konsiderua e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, rreth një orë më pas gjendja e saj u përkeqësua, duke bërë që mjekët të vendosnin transferimin e të moshuarës për trajtim më të specializuar në Spitalin Memorial të Fierit. Fatkeqësisht, 72-vjeçarja ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt këtij spitali.

Lini një Përgjigje