TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Mars 2026, 10:57

Boshatisnin kasafortat e të pasurve, 'çmontohet' banda e shqiptarëve në Itali; sekuestrohen 24 kg flori

Shkruar nga Pamfleti
Boshatisnin kasafortat e të pasurve, 'çmontohet' banda e
Sendet e sekuestruara

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët italianë, të dyshuar për një seri grabitjesh ndaj bizneseve në disa rajone të Italisë veriore dhe qendrore, me fokus të veçantë tek argjendaritë.

Sipas mediave italiane, të dyshuarit 37, 38 dhe 40 vjeç u ndaluan fundjavën e kaluar nga karabinierët e Bassano del Grappa, në zonën metropolitane të Milanos.

Hetimet tregojnë se banda kishte nisur aktivitetin nga Lombardia, duke lëvizur më pas drejt rajoneve të tjera si Veneto, Toskana, Emilia-Romagna dhe Marke. Në provincën e Vicenzës, ata dyshohet se kanë kryer tre grabitje në qershor të vitit të kaluar.

Dy prej rasteve janë regjistruar në Isola Vicentina, natën mes 25 dhe 26 qershorit. Sipas hetuesve, autorët dëmtuan sistemin e alarmit të një magazine me shumicë dhe hynë në ambientet e saj, duke marrë mallra dhe para në vlerë rreth 25 mijë euro, përfshirë mbi 15 mijë euro cash, pajisje kompjuterike dhe pije alkoolike. Një tentativë tjetër grabitjeje në të njëjtën zonë dështoi pas aktivizimit të alarmit.

Një natë më pas, në Villaverla, tre të dyshuarit akuzohen se kanë hyrë në një biznes tjetër pasi hapën një vrimë në murin rrethues, duke marrë çeqe, mandate pagese dhe 10,600 euro në para të gatshme.

Sipas karabinierëve, autorët përdornin automjete me fuqi të lartë të regjistruara në emër të personave të tretë dhe me targa të klonuara. Gjatë kontrolleve në bazën e tyre logjistike u sekuestruan rreth 53 mijë euro dhe mbi 2 mijë dollarë cash, pesë ora luksoze, 11 çeqe udhëtari, bizhuteri të ndryshme, mbi 23 kilogramë argjend, dy targa të falsifikuara, 63 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një armë zjarri e tipit 9x21, e raportuar e vjedhur gjatë një grabitjeje në Arezzo në shtator 2024.

Tre të arrestuarit akuzohen, për vjedhje të rënduar dhe tentativë vjedhjeje. Ata u arrestuan gjithashtu në flagrancë për posedim të paligjshëm armësh dhe municionesh, si dhe për përfshirje në marrjen e mallrave të vjedhura.

Pas përfundimit të procedurave, të tre u dërguan në burgun “San Vittore” në Milano. Hetimet vijojnë për të identifikuar biznese të tjera që mund të jenë prekur nga aktiviteti i dyshuar i grupit dhe për të verifikuar origjinën e mallrave të sekuestruara.

cmontohet banda e skiftereve shqiptare ne itali

1 Komente

  1. "
    "Pallati 176"

    Emra s'ka!Adrese nuk ka!Epo ç'mik na qenka ky atehere?

    Lini një Përgjigje