
Tre persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia për llogari të autoriteteve shqiptare.
Ata janë dënuar për vepra penale që lidhen me narkotikët, ndihmën për kalim të paligjshëm të kufijve dhe korrupsionin.
Nga Gjermania u realizua kthimi në Shqipëri i Ibrahim Anxhara alias Ibrahim Potka, 27 vjeç. Sipas vendimit të Gjykatës së Korçës në vitin 2024, ai është dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë, nga Milano, Itali, u soll në vend Samoel Terolli alias Jetmir Hysenaj, 46 vjeç. Ai ishte dënuar në qershor 2023 nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë me 5 vjet burgim për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Po nga Italia u realizua edhe ekstradimi i Genci Ballës, 51 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë një funksion publik”. Sipas të dhënave zyrtare, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet, 2 muaj e 23 ditë burgim.
"Finalizohen edhe tre faza të tjera të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndihmë për kalim të paligjshëm dhe korrupsion.
-Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me homologët, specialistët e Drejtorisë së Interpolit, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, finalizuan procedurën për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Ibrahim Anxhara alias Ibrahim Potka, 27 vjeç. Në vitin 2024, Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-U krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit Samoel Terolli alias Jetmir Hysenaj, 46 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në qershor të vitit 2023, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
-Po nga Italia u krye ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Genci Balla, 51 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi Genci Balla ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim (pjesa e mbetur e dënimit 2 vjet, 2 muaj e 23 ditë burgim), për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë një funksion publik”.
Operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted” vijon", njofton policia.
O zot 5 vjet për ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve??? Çfarë kodi penal represif dhe i pakuptimtë në shërbim të europës