TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2026, 15:57

Nga sulmi me tritol në Tiranë te zjarrvëniet në Pogradec, kush është Eno Flamuraj?

Shkruar nga Pamfleti
Nga sulmi me tritol në Tiranë te zjarrvëniet në Pogradec,
Eno Flamuraj

38-vjeçari Eno Flamuraj nga Korça, është identifikuar si porositësi i zjarrvënies së një mjeti Range Rover tre ditë më parë në Pogradec, si dhe si porositësi i një tjetër zjarrvënieje në dhjetor 2024, ku një tjetër automjet u dogj po në qytet.

Mësohet se mjeti është në pronësi të Erjon Maxharit, i njohur për policinë e Pogradecit. Ky i fundit ka precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme, ndërsa më herët ka qenë polic në doganën e Qafë-Thanës. 

Flamuraj është i njohur për policinë, pasi në shkurt të vitit 2024 ishte një nga tre autorët e sulmit ndaj zyrës së noteres Esmeralda Dauti.

Ngjarja ka ndodhur më 30 Janar, në rrugën ‘Perlat Rexhepi’, në Tiranë. Kujtojmë se, në pranga u vunë 3 autorët e sulmit, Rald Zefi, 33 vjeç nga Shkodra; Krado Katana, 33 vjeç nga Durrësi dhe Eno Flamuraj, 36 vjeç nga Korça. Ndërkohë u shpallën në kërkim dy shtetas të tjerë.

Këta shtetas, pas vendosën lëndën plasëse në zyrën noteriale, janë larguar me motorin e Eno Flamurajt drejt zonës së Liqenit të Farkës. Pikërisht aty autorët kanë hedhur motorin e përdorur në krim dhe më pas kanë lëvizur me një automjet tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.

Ai është akuzuar gjithashtu më parë si pjesëtar i grupeve të strukturuara kriminale dhe për trafik tritoli nga Kosova drejt Shqipërisë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këto vepra penale.

Lini një Përgjigje