TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Gusht 2023, 13:32

Dosja e SPAK/ Kush është Jorida, e dashura e Behar Bajrit për të cilën u vunë “në rresht” policia dhe gjykata e Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti
Dosja e SPAK/ Kush është Jorida, e dashura e Behar Bajrit për
Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri

Xhevahir Lita, drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, kur shërbente në Shkodër ishte prokurori personal i Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës.

Në dosjen franceze të hetimeve që i kaluar edhe Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku pasqyrohen bisedat e “Sky”, del i qartë protagonizmi i Xhevahir Litës, jo vetëm si prokuror por edhe si sekser, për të ndryshuar masat e sigurimit dhe liruar Behar Bajrin e të dashurën e tij, Jorida Murati, të arrestuar gjatë operacionit “Oaz”.

Jorida Murati, duhet të dilte nga “arresti i shtëpisë" dhe të kalonte në detyrim paraqitje, pasi sipas Pëllumb Gjokës duhet t’i shkonte Behar Bajrit në takime në burg.

Pëllumbi i shkruan Litës se si me ja bërë me ndryshimin e masës së kësaj të dashurës së Beharit, se duhet me i shku në takime në burg.

Por Xhevahiri i thotë se e ka çuar kërkesën në gjykatë dhe s'mund ta kthente, pasi kishte mbaruar orari zyrtar, duke i kujtuar Pëllumb Gjokës se ishte kujtuar shumë vonë për t'i thënë.

Por përveçse prokuror i dyshes Bajri-Gjoka, Xhevahir Lita shërbente dhe si sekser i tyre në gjykatë, duke takuar dhe biseduar me gjyqtarin e çështjes Besmir Stroka.

Lita takon gjyqtarin Stroka, por ky i fundit nuk e dëgjon fare, madje i ka pohuar se për dosjen do shpalli moskopetencën duke ja dërguar Prokurosisë SPAK.

Megjithatë Lita i shprehet Pëllumbit se ai kërkesën do ja dërgojë sipas parashikimeve pastaj le të ngelet në dorë të gjyqtarit.

Por për shkak se Besmir Stroka nuk e dëgjon shumë Xhevahir Litën dhe s'pranon të bëjë ashtu siç ka kërkuar Lita dhe prokurorja Edlira Cufi, Lita i shkruan Pëllumb Gjokës se do takonte Arbërin, i cili rezulton të jetë Arbër Çela drejtues i gjykatës së Shkodrës.

Kujtojmë se në këtë çështje Xhevahir Lita ka hyrë në 17 shkurt, dy ditë para zhvillimit të gjyqit.

Fillimisht prokurorja Edlira Cufi ishte e vetme në këtë dosje, por pas kërkesës së saj për shtimin e një prokurori për shkak të numrit të madh të të arrestuarve, drejtuesi i prokurorisë ka caktuar Xhevahir Litën.

Por në një bisedë të datës 10 shkurt 2020, mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit, flitet për paracaktimin e Litës në këtë dosje dhe mundësinë e ndërhyrjes së një personi që Bajri e etiketon me nofkën “Tigri”.

Bajri i dërgon mesazh Gjokës nga burgu: “...He vlla ca bane...Itash ja mora kti shokut...telefonin. Mir ma vlla...Mir ma vlla... Mir vlla... Veç qeshtjen e nuses kam pas... At nat si më ka vra nusja vedin ka ken në shërbim... Ja kam rrah edhe kushrinin... Veç në folt Tigri me to...Me shku te aj shoku nuk asht problem. Me e marr Xhevi, me ken ma mir...30 afroji...”.

Xhevahiri sapo ka hyrë në dosje e “Bajrit”, ka filluar komunikimet me Pëllumb Gjokën.

Në 19 shkurt 2020 Xhevahir Lita, bisedon me Pëllumb Gjokën dhe diskutojnë lidhur me gjyqtarin e çështjes Besmir Stroka dhe një person të quajtur “Arbër”, i cili ka marrëdhënie të mirë me Besmirin.

“Arbëri” rezulton të jetë Arbër Çela, drejtues i gjykatës, që së bashku me Xhevahir Litën, në muajin nëntor 2022 i mbyllën dosjen e tjetërsimit të pronave në Velipojë, të hetuarit Pëllumb Gjoka dhe personave të tjerë të kallëzuar.

Xhevahir Lita shpjegon se takimi me "Arbërin" shkoi shumë mirë dhe i shpjegon se "Arbëri" është shumë mirë me Besmirin.

Pëllumb Gjoka i shkruan duke insistuar që të mbyllet “çështja”, por Xhevahir Lita i thotë që do shikojë se ç'mund të bëjë dhe në vazhdimësi të bisedës kërkon që të shtyhet gjyqi dhe shtyrjen ta bëjnë avokatët.

Avokat është Alban Bengasi, pasi Xhevahir Lita dërgon mesazh: "..të vinë avokatët të gjejnë një zgjidhje për atyrje.." dhe Pëllumb Gjoka i përgjigjet "Alban Bengasi".

Avokati Bengasi është njeriu i shpallur në kërkim nga SPAK në dosjen "Dumani", për "dhunë në familje" në kuadër të "Grupit Kriminal" dhe "Sigurim i kushteve për të kryer vrasje".

Në këtë çështje Alban Bengasi është avokat mbrojtës i të gjithë personave të arrestuar si Behar Bajri, Enver Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali, Samet Halluni, Ismet Idrizi, Sirjan Alija, Jorida Murati.

Lita e informon dhe koordinon për çdo gjë Pëllumb Gjokën dhe ky i fundit e informon Behar Bajrin në burg.

Lita i shkruan Pëllumbit: "...unë do e dorëzoj gjithsesi kërkesën, por gjyqtari Besmir Stroka e ka vënë në dijeni se çështjen mund ta kthejë për kompetencë në prokurorinë SPAK.

Ndërsa Pëllumb Gjoka i shprehet se: "...është bërë goxha punë për të ardh deri në këtë moment, pasi nuk ka asnjë bazë ligjore që çështja të shkojë sërisht në SPAK".

Ky mesazh tregon se grupi Bajri-Gjoka ka influencuar dhe korruptuar prokurorë brenda SPAK, për ta çuar dosjen në gjykatën e Shkodrës.

Pëllumb Gjoka: "...Nëse ai e ka vërtet at mendje shtyje...Mirë por sot ti lej në burg ata...Nuk po i thot njeri me i nxjerr...Ma mir të vin te ti se të shpërndahen...".

Lita dyshohet se i përgjigjet lidhur me faktin se si do veprohet nëse gjykata shpall moskompetencën dhe dërgon mesazhet: "...le të bëhet ca të dojë se edhe nëse e dërgo...aty dërgohet vetëm masa se ne nuk e dërgojmë...këtë tonën...ca do bëje pa tonën...Se humbim shum koh". "Se dhe ne nuk e mbarojmë për nje apo dy muaj...mir...po po".

Në 19 shkurt 2020, gjykata e Shkodrës mer vendim duke ja kaluar dosjen SPAK, për hetime të metejshme.

I vënë në dijeni se çfarë kishte deklaruar Besmir Stroka tek Xhevahir Lita, një person nga burgu 313 në Tiranë i shkruar në "Sky" Pëllumb Gjokës, duke i pohuar se i kishte lënë porosi Behari me pseudonimin (Lopata).

I burgosuri i shkruan Gjokës në emër të "lopatës" Behar Brajoviq dhe e pyet lidhur me çështjen gjyqësore në Shkodër, duke dërguar mesazhe:

"...Shok si je... Lopata më pyt... Ca bohet noj gjo thot... Ka shonce me kthy dosjen më ke SPAKU se ktë kishte merak... Ok... Po për ca me e kthy... Si paska dash ai kshu... Po fole me avokatin e pyte... Ok po more përgj shpejt më thuj që t'i çoj fjal se ishte merak... Mirë... Po ka thën prokuror ska problem ashtu do jet... Ku? ... Ke prokuror ktu apo Shkodër... Po s'kan si kthejn me... Po e kthyn prap SPAK atje do e çoj se kto kan mar vendim i her...Ishalla se lujn pra shok...".

Nga biseda kuptohet që Pëllumbi i transmeton Behar Brajoviq nëpërmjet poseduesit të U2BA3G në burg, faktin që prokurori i ka thënë që nuk ka problem megjithëse dosja është kthyer në SPAK.

Në datën 20 Shkurt, Xhevahir Lita, shprehet se do vijë në Tiranë duke kërkuar takim me Pëllumb Gjokën tek "Rozafa" dhe të flisnin gjerë e gjatë./oranews

behar bajri jorida murati pellumb gjoka xhevahir lita burg

Lini një Përgjigje