Kronike18 Shtator 2023, 22:57

E rëndë në Itali, babë e bir nga Shqipëria tentojnë të djegin të gjallë të moshuarën

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Itali, babë e bir nga Shqipëria

Dy shqiptarë në Itali janë bërë pjesë e një ngjarje të rëndë. Mediat italiane shkruajnë se babë e bir 64 dhe 37 vjeç janë arrestuar, pasi tentuan që të digjnin me benzine një të moshuar.

Shqiptarët tentuan që t'i vinin flakën të afërmes së tyre që jetonin në një shtëpi. E moshuara ka bërë denoncimin në polici, duke theksuar se kishte arritur që t'i shpëtonte një sulmi hakmarrës nga babë e bir. Ata jetonin në shtëpinë e të moshuarës prej disa vitesh dhe kanë debatuar me të.

Kur të gjithë të afërmit e tjerë në shtëpi kishin fjetur, babë e bir, kanë hyrë në dhomën e gjumit të gruas me një bidon me benzinë, duke synuar t’i vinin flakën. Sapo ndjeu aromën e benzinës, gruaja ka bërtitur dhe ka dalë jashtë, duke i shpëtuar kështu sulmit.