
19-vjeçari Henri Breçani është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është konfliktuar me nënën e tij.
Mësohet se pas konfliktit, nëna e të riut ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës, e cila ndodhet ne gjendje kritike në spital.
Gjatë shoqërimit, 19-vjeçari ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.
Sipas hetimeve, dyshohet se Breçani është përdorues i lëndëve narkotike. Ai i ka kërkuar para, nenës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.
Policia është njoftuar nga QSUT, pasi nëna e 19-vjeçarit është dërguar në spital nga të afërm të saj.
Lini një Përgjigje