TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Mars 2026, 13:43

I dërgoi gabimisht mesazh oficerit për shitje kokaine, dënohet me 2 vite e 4 muaj burg shqiptari në Angli

Shkruar nga Pamfleti

I dërgoi gabimisht mesazh oficerit për shitje kokaine, dënohet me

Një shqiptar në Angli u dënua me 2 vite e 4 muaj burg pasi dërgoi mesazhe për shitje kokaine në një grup WhatsApp ku kishte shtuar gabimisht edhe oficerin e shërbimit të provës.

Urim Pomari kishte dalë së fundmi nga paraburgimi dhe ndodhej nën mbikëqyrjen e shërbimit të provës, ku duhej të paraqitej çdo javë. Dy javë pas lirimit, ai krijoi një grup në WhatsApp dhe dërgoi një mesazh ku ofronte për shitje doza kokaine. Në mesazh përdori edhe një emoji dëbore, simbol që përdoret si kod për këtë lëndë narkotike.

Në grup ai përfshiu gabimisht edhe numrin e telefonit të oficerit të provës. Pas marrjes së mesazhit, autoritetet ndërhynë dhe kontrolluan banesën e Pomarit në Ipswich.

Gjatë kontrollit, policia gjeti kokainë, peshore për ndarjen e dozave dhe 1,255 paund para cash. Materialet u sekuestruan si prova në hetim.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjykata vlerësoi se veprimi i Pomarit tregonte mungesë kujdesi dhe mënyrë të papërgjegjshme veprimi në aktivitetin e paligjshëm.

Gjykata e dënoi Pomarin me 2 vite e 4 muaj burg për përfshirje në shpërndarje të lëndëve narkotike.

Lini një Përgjigje