Kronike10 Gusht 2023, 11:55

Atentati në Greqi, Andrea Kalemi u qëllua me 10 plumba në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Greqi, Andrea Kalemi u qëllua me 10 plumba në sy
Andrea (Adriatik) Kalemi dhe Aleksandër Sadikaj

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Greqi ku u qëllua me 10 plumba Andrea (Adriatik) Kalemi.

Kalemi është qëlluar të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush.

Mësohet se 51-vjeçari është transportuar i plagosur me skaf nga Paxos në limanin Arlia, Përdika dhe më pas në spitalin e Janinës për t’u mjekuar. Sipas informacioneve për mediat, gjendja e tij është kritike.

Mësohet se Andrea Kalemi, kishte dalë nga Shqipëria më 5 gusht 2023 së bashku me familjen e tij për të shkuar me pushime në ishullin grek Pax të Greqisë.

 

atentat greqi andrea kalemi 10 plumba