Një 32-vjeçar nga Peqini, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se qarkullonte me automjet të pajisur me fenelina si të Policisë.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu u ndalua në fshatin Bradashesh teksa drejtonte një automjet tip “Audi”. Në pjesën e përparme të mjetit ishin vendosur fenelina policie, me qëllim që automjeti të paraqitej si zyrtar.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në brendësi të mjetit u gjet një armë zjarri pistoletë me fishekë. Arma, së bashku me fenelinat dhe automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
"Finalizohet operacioni i koduar “Kamuflimi”. Në pranga ka rënë një 32-vjeçar banues në Peqin.
Ky shtetas u lokalizua në fshatin Bradashesh, duke drejtuar një automjet tip “Audi” dhe në pjesën e përparme të të cilit kishte vendosur fenelina të ngjashme me ato të Policisë, me qëllim kamuflimin si mjet zyrtar.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me fenelinat dhe automjetin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.", njofton policia.

Lini një Përgjigje