Kronike27 Prill 2023, 09:44

Ngacmoi seksualisht në parking një të huaj dhe në ashensor një 15-vjeçare, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Ngacmoi seksualisht në parking një të huaj dhe në ashensor

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ngacmoi seksualisht dy persona.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i riu ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare në ashensorin e pallatit në Tiranë ku ajo banon.

Pas kallëzimit të bërë nga shtetasja e mitur blutë e Tiranës kanë nisur veprimet hetimore, nga të cilat rezulton se krahas 15-vjeçares, agresori Xhejson Bregu kishte ngacmuar seksualisht edhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sakaq, pas arrestimit materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

tiranë xhejson bregu