Kronike15 Prill 2024, 22:33

“Paguajnë 5 mijë euro për person”, Artan Hoxha zbulon skemën e trafikimit të klandestinëve nga Rinasi!

Shkruar nga Pamfleti

“Paguajnë 5 mijë euro për person”, Artan Hoxha zbulon

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje lidhur me mënyrën sesi futen klandestinët në Shqipëri nga Rinasi .

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se klandestinët vijnë në Shqipëri si punëtorë, teksa theksoi se një skemë e tillë nuk mund të funksionojë pa implikimin e policisë kufitare, e cila duhet të parandalojë hyrjen e tyre.

E veçanta e këtij trafiku është se ata vijnë në rrugë ajrore meqë Bangladeshi është shumë larg. Vijnë edhe nga Filipinet. SPAK tregoi se edhe pse e kemi vëmendjen nga kufiri i gjelbër, vijnë edhe nga Rinasi. Para 2005 në Rinas vinin nga Kina, Indokina.

Kjo skemë nga Rinasi nuk mund të funksionojë pa policinë. Prandaj edhe nga SPAK u kapën 700 mijë dollarë, 400 mijë euro.

Shuma 5000 euro paguhen kur klandestini mbërrin në destinacion në BE. Kjo është tmerrësisht shumë për një nga Bangladeshi. Janë nën hetim edhe drejtues të kompanive dhe të agjencive të punësimit. Skema ishte e qepur që erdhën dhe u zhdukën. Meqë jemi në nisje të sezonit turistik do të vijnë shumë dhe do të ikin më pas”, tha Hoxha.

hoxha