Kronike29 Shkurt 2024, 17:42

Plagosja dje në Fushë Krujë, dorëzohet në polici autori!

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja dje në Fushë Krujë, dorëzohet në polici

Perlat Merlika, autori i cili plagosi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë, tregtarin e makinave, Artan Goga është dorëzuar në polici.

Merlika dhe Goga kanë debatuar në një lokal në lagjen ‘Zim Zeneli’ të Krujës ku po zhvillohej një lojë tavëll dhe Goga ka goditur Merlikën.

Ky i fundit pasi kanë dalë nga lokali ka qëlluar në drejtim të mikut të tij një herë me pistoletë. Plumbi e ka gërvishtur Artan Gogën në shpatull. Ky i fundit u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, Perlat Merlika u arratis në drejtim të paditur, ndërsa policia u vë në ndjekje të tij. Ndërkohë që ditën e sotme autori duket se ka vendosur të dorëzohet te autoritetet.

fushë krujë