
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnje.
Një automjet ka përplasur një person me biçikletë, ndërsa mësohet se drejtuesi i biçikletës ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihen identitetet e shoferit dhe të plagosurit, teksa ky i fundit është transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit.
Aksidenti ndodhi pranë Rotondos së Kolonjës.
"Rreth orës 16:50 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shtetasi A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Volswagen”, ka përplasur shtetasin S. K., rreth 80 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi S. K., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje