TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2025, 11:05

Plagosje me armë zjarri në një lokal në Tiranë; emrat kush janë dy personat e përfshirë

Shkruar nga Pamfleti
Plagosje me armë zjarri në një lokal në Tiranë; emrat
Plagosje me armë zjarri në një lokal në Tiranë

34-vjeçari Franc Xhaferri është plagosur me armë zjarri pasditen e 12 korrikut në një lokal në Valias.

Ai është paraqitur në spitalin për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Tiranës informoi se ka arrestuar autorin e ngjarjes, një 54-vjeçar, Besnik Koçiu ndërsa në pranga është vënë edhe i plagosuri pasi nuk ka bashkëpunuar me uniformat blu për të rrëfyer rrethanat e ngjarjes.

34-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa blutë gjatë kontrollit në banesën e autorit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën e krimit.

'Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Në pranga edhe 34-vjeçari i dëmtuar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën 51-vjeçari dyshohet se ka kryer plagosjen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se pasditën e djeshme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë organizuan punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit B. K., 51 vjeç, i cili dyshohet se nga pakujdesia, pasditen e djeshme, në një lokal në Valias, ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Xh., 34 vjeç, me të cilin banonin në të njëjtën lagje. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u arrestua edhe shtetasi F. Xh. (i dëmtuari), pasi gjatë procesit hetimor nuk bashkëpunoi plotësisht, duke mos dhënë informacion të mjaftueshëm mbi rrethanat dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

plagosje me armë zjarri në një lokal në tiranë

Lini një Përgjigje