TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Nëntor 2025, 22:29

Sherri me thika në Vlorë, zbardhet identiteti i 30-vjeçarit të plagosur; i riu në gjendje kritike

Shkruar nga Pamfleti

Sherri me thika në Vlorë, zbardhet identiteti i 30-vjeçarit

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një personi në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Mësohet se rreth orës 20:00, 30-vjeçari Bledar Skenderaj u godit me thikë gjatë konfliktit dhe ndodhet aktualisht në spital, në gjendje kritike për jetën.

Sipas policisë, janë identifikuar dhe shoqëruar personat e dyshuar, të përfshirë në konflikt.

“Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lini një Përgjigje