TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2025, 10:45

Sherri në Ksamil për vendin e parkimit, policia jep detaje: Arrestohet turku, nën hetim 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Sherri në Ksamil për vendin e parkimit, policia jep detaje: Arrestohet

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje nga sherri i djeshëm në bregdetin e Kasamilit, ku një grup prej katër personash, mes të cilëve edhe dy turq, u konfliktuan me një banor të zonës, ku ky i fundit mbeti edhe i plagosur.

Policia njofton se është arrestuar 26-vjeçari turk me inicialet H.B, banues i përkohshëm në Prishtinë të Kosovës, si autor i goditjes me grushte dhe sende të forta në trup dhe kokë ndaj 54-vjeçarit A.M., banues në Ksamil.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, ndërsa nën hetim janë marrë edhe 3 shoqëruesit e turkut të prangosur, një bashkatdhetar i tij dhe dy të tjerë, shqiptarë.

Nën hetim në gjendje spitalore do të jetë edhe vetë i plagosuri, për shkaktim të lëndimeve ndaj personave të tjerë gjatë konfliktit.

“U arrestua shtetasin turk H. D., 26 vjeç, me banim të përkohshëm në Prishtinë, pasi më datë 6 qershor, rreth orës 21:15, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, i cili ka marrë dëmtim në kokë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu  nisi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt B. M., 50 vjeç, Sh. M., 42 vjeç, shtetasin e dëmtuar A. M., si dhe shtetasin turk A. B., 26 vjeç”, tha policia.

Rrethanat, dinamika dhe shkaqet mbeten ende të paqarta, pasi palët po japin dëshmitë e tyre. Paraprakisht dyshohet se dy palët janë grindur fillimisht për vendin e parkimit të mjeteve me banorin e zonës dhe më pas kanë denigruar në përleshje fizike.

Lini një Përgjigje