Kronike 3 Mars 2024, 11:20

Shkaktoi aksidentin e frikshëm dje në Elbasan dhe për pak përfundoi në lokal, arrestohet shoferi 21-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Shkaktoi aksidentin e frikshëm dje në Elbasan dhe për pak

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit që u aksidentua dje në Elbasan dhe për pak përfundoi në një lokal.

Në pranga ra 21 vjeçari A.Ll, i cili pasditen e djeshme shkaktoi aksidentin në bulevardin “Aqif Pasha” ku u përplas me një tjetër automjet. Për pasojë u dëmtuan dy persona.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 21 vjeç, banues në Elbasan, sepse pasditen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 31 vjeç, banues në Fier. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Gjithashtu, nga ky aksident janë shkaktuar dëme materiale në lulishten e një lokali dhe në një automjet të parkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.