TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2026, 10:27

SPAK merr të pandehur Igli Taren, i komunikon akuzën për pastrim parash

Shkruar nga Pamfleti
SPAK merr të pandehur Igli Taren, i komunikon akuzën për pastrim
Igli Tare

Hetimi mbetet në zhvillim, ndërsa SPAK po zgjeron verifikimet për të zbardhur lidhjet dhe përgjegjësitë e mundshme në dosje... 

Igli Tare, ish-futbollist i kombëtares kuqezi, është marrë i pandehur nga SPAK. Tare u paraqit në Prokurorinë e Posaçme paraditen e së enjtes, ku edhe iu komunikua akuza e pastrimit të parave. I

SPAK nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me çështjen, por disa ditë më parë, u mor në pyetje edhe vëllai i tij, Agron Tare. Ky i fundit ka qenë drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës dhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Agron Tare u pyet nga SPAK me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. 

Igli Tare prej vitesh jeton në Itali, ndërsa ai ka mbajtur funksione drejtuese në klubin e Lazios dhe Milanit, ku së fundmi është shkarkuar nga kuqezinjtë.

SPAK e thirri dy herë Igli Taren, por ish-futbollisti i kombëtare për shkak të qëndrimit jashtë vendit, herën e parë nuk u paraqit.

Hetimi mbetet në zhvillim, ndërsa SPAK po zgjeron verifikimet për të zbardhur lidhjet dhe përgjegjësitë e mundshme në dosje. 

SPAK nuk ka dhënë ende një informacion zyrtar lidhur me komunikimin e akuzës për Igli Taren, por edhe ky i fundit nuk ka bërë asnjë  reagim publik lidhur me akuzën e ngritur nga Prokuroria e Posaçme.

tare spak akuza

3 Komente

  1. H
    Hari

    Ku ka tym ka zjarr,diku e Kane mbeshtetur akuzen!vellai I tij Kishte funksione shteterore dhe ndoshta gjithcka ka lidhje me te!

    1. J
      Jeta

      Do ti mbete gjithmonë i damkosur ky hipokrit me deklaratën e tij se "po te kisha nje vajz do ta imja djalit te serbit per grua". Deri ketu arrin servilosja dhe babëzia. Per lek jane ne gjendje te bejne cdo gje!

      1. Y
        Ylli

        ISHALLA ME RADHË TË GJITHË GORET

        Lini një Përgjigje