TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2025, 12:40

Shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy të mitura, arrestohen 2 persona në Shkodër 

Shkruar nga Pamfleti

Shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës

Dy 19-vjeçarë kanë rënë në pranagt e Policisë së Shkodrës, pasi shfrytëzonin për marrëdhënien seksuale kundrejt pagesës dy të mitura. 

Mësohet se të miturat ishin 16 dhe 14-vjeç. Polcia bën me dije se në banesën e të arrestuarve u gjet gjithashtu dhe një sasi e vogël kanabis. 

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit S. C., 19 vjeç, dhe A. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Koplik i Sipërm.

Nga hetimet e kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, dyshohet se këta shtetas shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, dy shtetase të mitura, 16 vjeçe dhe 14 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia. 

Lini një Përgjigje