TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2024, 21:16

Trafik kokaine dhe vjedhje, shkatërrohet banda kriminale në Itali, mes të arrestuarve tre shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Trafik kokaine dhe vjedhje, shkatërrohet banda kriminale në Itali, mes

Policia italiane ka arrestuar 10 persona, mes tyre tre shqiptarë pas finalzimit të operacionit për goditjen e trafikut të drogës.

Gjykata ka miratuar urdhër-arrestet dhe mësohet se bëhet fjalë për tre shqiptarë,  tre janë italianë, tre marokenë dhe një shtetase moldave.

Përveç trafikut dhe shitjes së drogës, grupi akuzohet edhe për vjedhje të shtëpive, teksa janë marrë edhe 25 denoncime rastesh.

Hetimet nisën prej vitit 2023, kur u bënë goditjet e para nga karabinierët. I pari u identifikua një nga korrierët shqiptarë, i cili bënte edhe furnizimin me kokainë. 

Pas gjurmimit të tij u vu re se kryente shumë udhëtime në zona të ndryshme të Italisë, përveç rajonit të Parmës.

Në këtë moment u aktivizuan nga Prokuroria edhe përgjimet telefonike, për të zbërthyer të gjithë celulën, teksa u zbulua edhe përfshirja e disa subjekteve të tjerë.

Një prej rasteve të dokumentuara është edhe grabitja e kryer në Parma, në korrik të vitit të kaluar, gjatë së cilës u vodhën bizhuteri dhe mallra të tjerë, me vlerë 15 mijë euro.

Gjatë një vjedhjeje të dytë, në Azzate në provincën e Varese përsëri në nëntor 2023, u vodhën edhe 3 armë. Më më 29 korrik 2023 u bë e mundur dokumentimi i shitjes në Salsomaggiore Terme, të 370 gramë kokainë, teksa u arrestua gjatë dorëzimit një 20-vjeçar shqiptar, shkruan media italiane.

Pas këtij rasti fronti i hetimit u zgjerua më tej dhe zbuloi persona të tjerë të përfshirë, vendas dhe ekstrakomunitarë.

Lini një Përgjigje