TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Maj 2024, 11:33

U lirua nga Amnistia dhe u nis drejt Anglisë për te familja, zhduket në kufirin serbo-kroat Leo Roci

Shkruar nga Pamfleti

U lirua nga Amnistia dhe u nis drejt Anglisë për te familja, zhduket

Leo Roci, ka humbur kontaktet me familjen pre 8 ditësh, më 21 maj.

34-vjeçari kishte pak ditë që ishte liruar nga burgu pasi përfitoi nga Amnistia Penale dhe mësohet se ishte nisur drejt Britanisë së Madhe te gruaja dhe fëmijët e tij.

Familjarët dyshojnë se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga personat me të cilët ka qenë në burg.

Momenti i fundit kur 34-vjeçari nga Dibra ka folur me familjarët e tij ka qenë në kufirin serbo-kroat. Denoncimi është bërë nga daja i të riut, Astrit Doda.

Ai ka deklaruar se ka komunikuar me nipin në datën 21 maj në orën 02:30 pas mesnate dhe Leo Roci i ka thënë se ndodhej në doganë në kufirin Serbi- Kroaci, me qëllim që të shkonte në Angi për të punuar.

Pas kësaj ore kjo orë telefoni ka qenë i hapur, zilja binte dhe SMS-të shkonin, por nuk përgjigjej njeri.

Në datën 27 maj thirrjeve telefonike u është përgjigjur një grua që fliste serbisht. Më pas telefonin e mori një burrë që tha gjithashtu në serbisht se punonte në doganë si agjent doganor dhe se telefonin e ka gjetur në rrugë.

Roci është larguar nga banesa për të shkuar drejt Britanisë me datë 19 maj dhe ka udhëtuar drejt Kosovës me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë.

Pasi ka arritur në Prishtinë nuk ka patur biletë për më tej dhe ka fjetur në një hotel në kryeqytetin e Kosovës.

Të nesërmen më 20 maj është nisur me një taksi për në Serbi nga dogana Merdare. Pasi ka kaluar doganën taksia e ka çuar në autobusin që nisej për në Beograd.

Prej andej me një taksi tjetër ka shkuar në piken kufitare Serbi-Kroaci, ku ka kontaktuar për herë të fundit me familjarët. Familjarët e tij ngrenë dyshime për diçka të keqe që mund t’i ketë ndodhur nga persona me të cilët ka qenë në burg dhe kanë frikën se edhe nuses dhe fëmijës së djalit mund t’iu ndodhë diçka e keqe.

leo roci zhduket kufiri serbo kroat angli

Lini një Përgjigje