
Ditën e sotme është liruar nga burgu i Peqinit Altin Kodra. Mësohet se Kodra ishte në regjimin 41 biss dhe u lirua pas përfundimit të dënimit.
Altin Kodra ishte dënuar me 22 vite burg nga Gjykata e Shkodrës, i akuzuar për vrasjen e një biznesmeni në Shkodër, Zamir Bilali. Ngjarja ndodhi më 14 gusht të vitit 2006, pas një grindjeje mes Kodrës dhe Bilalit, fqinjë mes tyre.
Gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin, ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar për kryerjen e veprën penale “Largim nga vendi i qëndrimit”. Po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”.
Altin Kodra u dënua me 22 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr. 236, datë 10.06.2008, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Lini një Përgjigje