
Pas 1 orë e 30 minutash, ka përfunduar protesta e opozitës para Kryeministrisë.
“Kjo foltore unike do realizojë bashkimin e shqiptarëve në idealin e votës së lirë”, tha Berisha.
Berisha u shpreh i vendosur për të vijuar “Foltore 2”. Ai paralajmëroi se tubime të tilla do të zhvillohen çdo ditë të enjte që do ketë Kuvend, në sheshin para Kryeministrisë.
Berisha tha se kjo ‘foltore’ themelon atë lëvizje të fuqisë që do i japë këtij regjimi ndëshkimin që meriton dhe është një gur frymëzimi.
"Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme. Kjo është foltore themelore. Themelon kjo foltore atë lëvizje të fuqishme që do i japë këtij regjim ndëshkimin që meriton.
Ndaj dhe le të përshëndesim ne përzemërsisht dhe me mirënjohje të gjithë ata që morën pjesë, të gjithë ata që e ndoqën këtë foltore, e cila u garantoj unë ju do shndërrohet në një gurrë frymëzimi.
Kjo foltore unike në historinë e vendit do të realizojë bashkimin e shqiptarëve në një ideal të lartë, në idealin e votës së lirë, në idealin dhe shenjtërinë e familjes shqiptare."-tha Berisha.
Teksa njoftoi mbylljee e tubimit, kryedemokrati paralajmëroi të tjera foltore, deri në largimin e Edi Ramës.
“Foltoren tjetër po në këtë shesh. Mirupafshim”, është shprehur Berisha në fjalën përmbyllëse.
Protesta ishte e qetë, nuk asnjë moment tensioni mes protestuesve dhe policisë.

Demokrati Eno Bozdo tha se mazhoranca prej 10 javësh i ka hequr opozitës të drejtën për të diskutuar në Kuvend. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, Bozdo e ka cilësuar këtë si shembull të mënyrës sesi funksionon vendi.
Bozdo ka kritikuar gjithashtu deklaratat e kryeministrit për rritjen e pagave, teksa shton se Rama po mashtron çdo ditë shqiptarët me premtime boshe se do të rrisë pagat dhe pensionet.
“E keni dëgjuar kryeministrin që flet për rritje pagash, ndërsa këto ditë ka bërë xhiron e gjërave që nuk shpjegohen. Ne jemi të varfër, të vuajtur – ky është realiteti. Por ai ka dalë të flasë për rritjen e pagave, 1.7 miliardë euro për rritje pagash. Por e dini që këtë vit ka vetëm 1 milion euro, vitin tjetër do të ketë 1 milion. Ai mashtron çdo ditë shqiptarët”, tha Bozdo.

Deputetja demokrate, Elda Hoti ka renditur gjatë protestës së PD-së para kryeministrisë disa nga vjedhjet që qeveria Rama ka bërë ndër vite.
Hoti tha se nuk bëhet fjalë vetëm për shifra por për të ardhmen e vjedhur të fëmijëve shqiptarë.
“50 mln euro vodhi Belinda Balluku vetëm me një firmë në Tunelin e Llogarisë. 80 mln euro me dy TEC-et lundruese, 180 mln euro me tenderin e shit blerjes së energjisë. Këto nuk janë thjesht shifra, këto janë ditë jetë të marra qytetarëve. Këto janë e ardhmja e vjedhur e fëmijëve tanë. Këto janë mundësitë e shkatërruar, prandaj po protesta ka vlerë, fjala ka vlerë dhe bashkimi ka vlerë dhe kjo foltore këtu mund të kthehet në shpresë, sepse ne nuk jemi këtu veç për politike, jemi këtu për Shqipërinë që meriton të jetojë dhe jo të mbijetojë, për të krijuar një kontratë shprese, dinjiteti me popullin shqiptar.”-u shpreh Hoti.

Deputeti Belind Këlliçin tha se “Foltorja 2” e nisur sot para Kryeministrisë, do t’ia dalë t’i përmbushë qëllimet e demokratëve, pasi sipas tij shembull është “Foltorja 1”.
Ai u shpreh se arsyeja pse foltorja do ja dalë është sepse ka dy precedentë, foltoren e parë në shtator të vitit 2021, ku Shqipëria kërcënohej të lihej pa opozitë.
Demokrati shtoi se në këtë foltore të re do faktohet vjedhja e tunelit të Llogarasë dhe vjedhjet e përditshme ndaj qytetarëve.
“Për një minutë do të duhet të marrë një shpjegim për të gjithë ata që na ndjekin, për ata që do të helmohen për organizimin, për pjesëmarrjen, për mesazhet e shumë arsye të tjera.
Arsyeja pse kjo do ia dali, foltoren e parë në vitin 2021, ishte një foltore e parë e drejtuar nga doktor Berisha, ia doli të shpëtojë opozitën brenda tre muajsh. Nisi me 1 të 100-ën dhe përfundoi në Kuvendin Kombëtare të rithemelimit të PD-së dhe ia doli të kthejë shpresën shqiptarëve dhe të mbajë në këmbë opozitën.
Për 44 javë me radhë, më pak se 1 e 10 e atyre që jemi këtu, jemi përbaltur, na kanë shitur dhe janë të njëjtat media që kanë sulmuar PD-në dhe protesta jonë ia doli, që Erion Veliajn ta përcillte në burgun e Durrësit”, tha Këlliçi.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti fjalën e tij para mijëra qytetarëve në protestën e parë para Kryeministrisë, ku opozita kërkon largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Berisha e cilësoi tubimin si fillimin e një faze të re të betejës politike kundër qeverisë, të cilën ai e akuzoi për kapje të institucioneve dhe dhunim të votës.
Berisha deklaroi se foltorja me qytetarët e ktheu opozitën në forcë sovrane dhe theksoi se protesta aktuale nuk synon shpëtimin e PD-së, por siç tha, shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i krimit. Ai akuzoi qeverinë për rrethimin e zonës me efektivë policie dhe e konsideroi këtë një shenjë të frikës së Ramës. Sipas tij, “regjimi është i kalbur nga koka te këmbët” dhe rezistenca qytetare përbën mekanizmin që do ta çojë në fund.
Kreu i PD-së i rikujtoi protestuesve demonstratat e javëve të shkuara ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ai e trajtoi atë si shembull të presionit qytetar që prodhon efekt politik. Berisha njoftoi se beteja do të vijojë çdo javë dhe se opozita nuk do të tërhiqet përballë, siç i quajti, manovrave të mazhorancës. Ai akuzoi qeverinë për përdorim të policisë dhe strukturave të drejtësisë në funksion politik.
Protesta e sotme u shënua nga prani e lartë e forcave të policisë në zonën përreth Kryeministrisë. PD ka paralajmëruar një seri tubimesh të tjera, ndërsa mazhoranca nuk ka reaguar ende për akuzat e ngritura gjatë fjalës së Berishës. Opozita synon ta shndërrojë këtë javë në fillimin e një presioni të pandërprerë kundër qeverisë.
Berisha: Për të kuptuar pak misionin hapni sytë dhe shihni si e ka rrethuar pllëmbë me ushtarë. Edvin je i pashpresë. Fundi yt nga ky shesh do të vijë. Të dashur miq, jemi në një regjim i cili dhunon votën e lirë, që shtyp opozitën, i cili në të vërtetë është i kalbur nga koka te këmbët. Dhe nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë vendosmëria për të arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do mbahet në këmbë me SKAP e partisë, me dhunë terror, pazare. Po idealet janë ideale, janë forcë nukleare e njeriut, e shoqërisë, asgjë nuk i reziston, ndaj dhe ju ftoj në këtë mision, të vazhdojmë betejën tonë, si misionar. Ja ku jemi, gjysma e kaq sa jeni këtu, për 46 javë rresht, Erion Velinë, Lali Vjedhësin e nisëm atje ku e ka vendin. Po.
Ai ishte te bashkia, këtë që kemi këtu Lubinë me Edi Ramën do i nisim te Eiron Velian. Merr jo kaq, se e ka mbush atje, janë nja 500 policë, në anën tjetër 500 të tjerë. Ky është fundi i regjimit, edhe në diktatorë kështu bënin na rrethonin me policë me ushtare. Ikën si minjtë. Edhe këta nuk kanë shpresa.

Në podiumin e protestës që po mbahet para Kryeministrisë, Sali Berisha u ndal te kalimi i ligjit për barazinë gjinore.
Berisha tha se “janë të betuar, se atë ligj nuk do ta pranojnë kurrë”.
“Mos harroni se Parlamenti votoi me shpejtësi të rrufeshme ligjin George Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes, ligjin me të cilin mbështetës të majtë të SHBA-së, me ndikimin e Sorosit ndërmorën fushatën e ndryshimit të gjinisë.
Ligjin me të cilin u vendos censura më e rreptë. Ligjin me të cilin presidentin Donald Trump, formuluan ndaj tij 35 akuza, e gjobitën qindra milionë euro, atë ligj votoi Parlamenti. Atë ligj, shqiptarët nuk do e miratojnë kurrë. Ai ligj shpërbën familjen dhe po u shpërbë familja, kombi shembet”, tha Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike e ka cilësuar kryeministrin Rama si njeri të pamëshirë, pasi qeveria e tij ka lënë pa ilaçe të sëmurët me kancer.
Në protestën e thirrur para Kryeministrisë, Berisha tha se kreu Rama ka justifikuar problemin me furnizimin e barnave për pacientët me kancer duke thënë se mungesa e ilaçeve erdhi pasi pacientët ishin shumë.
Ai akuzoi kryeministrin se po përdor fondet për udhëtime me “avion taksi” me kosto 22 milionë euro, makina luksoze dhe shishe vere të shtrenjta.
“U hodh poshtë interpelanca me ministren e shëndetësisë që duhet t’u shpjegonte qytetarëve pse mbetën në kthetrat e vdekjes shqiptarët me sëmundje të rënda për shkak të ilaçeve. Dy ditë më vonë, Edi Rama me cinizmin më ekstrem, deklaroi se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para.
A ka krim më të shëmtuar se ky. Sigurisht që para kishte, dhe jo aq sa kërkonin ata, por ju garantoj se kishin 10 herë më shumë. Mungesa e atyre ilaçeve për bën një krim, por paratë i përdor Rama për t’i depozituar në banka ofshor, për të udhëtuar më avion taksi 22 milionë euro. Paratë i përdor ai për të blerë makina luksoze , shishe verë 34 mijë euro. I transporton me avionin e tij dhe për të sëmurët nuk mbeten para, por dënimi i asaj sëmundjeje. Ndaj e mbyll parlamentin se do që këtë të mos thuhen e të mos i marrin vesh qytetarët”, tha Berisha.

Kreu i PD, Sali Berisha e ka nisur fjalën i pari në protestën që po mbahet nga opozita para Kryeministrisë.
Berisha tha se Edi Rama është sjellë me shqiptarët më keq se çdo pushtues i egër.
“Jemi para pallatit të krimit njerëzor ndaj shqiptarëve që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria në vitet e qeverisjes së tij më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare. Para pallatit që me krim monstruoz i zvogëloi dhe i riktheu 100 vite prapa. Para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Lubinë, që me vjedhjen plaçkitjen tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend si në asnjë vend tjetër të kontinentit.
Përpjekjet e opozitës , për zgjedhje dhe rotacion u përballën me tonelatat e eurove të drogës. U përballën me ushtrinë terroriste të patronazhistëve, terroristë të votës, me të gjithë burimet financiare, njerëzore, logjistike të gjithanshme të shtetit mafioz, të narko shtetit. Vetëm e vetëm se rotacioni largimi nga pushteti i tyre është tmerr nga krimet që kanë kryer.”- është shprehur Berisha në protestë.
Ndër të tjera, Berisha zbuloi ‘misionin’ e ‘Foltore 2’, që sipas tij është të “shpëtojë Shqipërinë nga regjimi”.
“Shumë kanë pyetur por çfarë është kjo foltore? Kjo platformë? Nuk është gjetje origjinale e PD, një platformë e tillë në një fushë tenisi transformoi Francën dhe Europën gjatë revolucionit. Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën, foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën, e ktheu atë në forcë sovrani të shqiptarëve.
Foltorja u përball në rrugën e saj me pengesa më të papara, me represionin, me agresionin ndaj saj, por përsëri, sot ajo mblidhet në foltoren e dytë. Foltorja që nuk ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit.
Ndaj dhe për të kuptuar pak misionin, hapni sytë dhe shihni si e kanë rrethuar”, tha ai.

Kreu i PD Sali Berisha ka hapur tubimin e sotëm para Kryeministrisë. Pas disa muajsh qetësie, opozita ka vendosur të zbresë në shesh, pasi qindra persona janë mbledhur para Kryeministrisë, aty ku do të nis një valë tubimesh të përjavshme.
I pari që mori fjalën ishte kreu Sali Berisha, i cili nuk kurseu sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
"Miqtë e mi, liria është si një lumë. Të cilin në asnjë lloj përpjekje nuk mund të ndalësh nuk mund ta përthash. Po guxove ta bllokosh ajo do çajë një kanal. Pikërisht, kjo është platforma parlamentaro-qytetar, që inagurojmë sot, para pallatit të krimit. Para pallatit të krimit shtetëror, ndaj shtetit shqiptar.
Zëvendësimit të tij me narko shtetin. Para pallatit të krimit njerëzor ndaj shqiptarëve që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria në vitet e qeverisjes së tij më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare. Para pallatit që me krim monstruoz i zvogëloi dhe i riktheu 100 vite prapa. Para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, Edvinin dhe Lubinë, që me vjedhjen plaçkitjen tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend si në asnjë vend tjetër të kontinentit”, tha ai.

Partia Demokratike po mban protestën para Kryeministrisë.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta kundër Edi Ramës dhe qeverisë.
“Noriega e Europës, një komb dy gjini, vrima e Llogarasë, PK, PPSH, PS tre emra 3 gjini”, lexonin disa nga pankartat e shumta të mbështetësve të PD-së të cilët kanë dalë sot në protestën e thirrur nga Sali Berisha.


Berisha ka deklaruar se një organizim i tillë do të jetë i përjavshëm deri në largimin e kreut të qeverisë Edi Rama.


Nis tubimi para Kryeministrisë...
Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë zbritur në shesh kundër qeverisë.
Pas përplasjeve në Kuvend, refuzimit për të ngritur komisionet hetimore, por edhe skandaleve të qeverisë, opozita ka vendosur të nisë një tur tubimesh para Kryeministrisë, një skenar ndryshe nga sa jemi mësuar deri më tani.

Javën që lamë pas, Berisha mblodhi strukturat e partisë dhe u vendos që nga sot të nisë një lloj foltoreje para Kryeministrisë, e cila do të jetë e përjavshme. Tani spao ka nisur tubimi, ku deputetë, simpatizantë dhe qytetarë të ndryshëm janë mbledhur para godinës qeveritare. I pari që mori fjalën ishte kreu i PD, Sali Berisha.

Tubimi i sotëm do të jetë i pari i një numri të madh tubimesh, të cilët do të jenë të përjavshme. Sipas PD, duke qenë se atyre u kufizohen të drejtat në Parlament, ata do ta zhvendosin Parlamentin para Kryeministrisë, ku do të flasin jo vetëm deputetët, por edhe përfaqësues të tjerë të opozitës, si dhe qytetarë dhe persona të ndryshëm që kanë interes të marrin fjalën.

Ndërkohë, nga java e ardhshme pritet që foltorja të mbahet kryesisht të enjteve, ose më saktë në ditët që do të ketë seanca parlamentare. Plani është që ky skenar të vijojë për muaj me radhë, duke qenë disi i ngjashëm me protestat që bëheshin para Bashkisë së Tiranës. Ndryshimi do të jetë se nuk pritet të ketë dhunë. Megjithatë, policia ka marrë masa. Që të shtunën u blindua hyrja e Kryeministrisë, ndërkohë qindra forca kanë rrethuar godinën. Po ashtu janë vënë në gatishmëri autobote me ujë dhe forcat speciale.
Në përditësim...

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij në “Rrugën e Salës” për t’iu bashkuar protestës së opozitës e cila po zhvillohet para Kryeministrisë.
Ndryshe nga herë te tjera, kryedemokrati nuk është nisur për në protestë nga selia blu i shoqëruar nga deputetë dhe mbështetës, por nga shtëpia e tij i shoqëruar nga truprojat.
Pas përplasjeve në Kuvend, refuzimit për të ngritur komisionet hetimore, por edhe skandaleve të qeverisë, opozita ka vendosur të nisë një tur tubimesh para Kryeministrisë, një skenar ndryshe nga sa jemi mësuar deri më tani.
Teksa njoftoi protestën e sotme, Sali Berisha tha se “Kuvendi do të bëhet para Kryeministrisë”. Ai doli nga banesa në orën 18:19, ndërsa shoqërohet nga disa mbështetës.
E hoqi na lista PD e sasi Berisha do behet zgjedhje te dy bashke shqiperi Kosove .DO BEJE MARVESHJE ENERIK MEHNETI DHE PERPARIM RAMA KUNDE VJOLLC OSMANI DHE KUBDER KONJUFCCA ZOGU EDI DO BEJE MARVESHJE PRR TE NJOHUR MONARKI SHQIPTARE
Strategji e Sali kriminelit per ti bere presion Amerikes qe mos e fusin ne burg, te shpetoje parate e vjedhura
Protestat jane lojra te ndyra te Berishes me Ramen. Rama i kerkon Berishes te dali ne mitingje per ti thene opinionit se po sul uat Ramen vjen Berisha ne pushtet...