Politike21 Shtator 2023, 09:44

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit nën drejtimin e Ramës, rishfaqet Yuri Kim

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit nën drejtimin e Ramës,
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken dhe Yuri Kim në OKB

Në selinë e OKB-së në New York, kU kryeministri Edi Rama drejtoi diskutimin e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit, është rishfaqur edhe ish ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në sallën e mbledhjeve ishin udhëheqësit e shteteve pjesëmarrëse ku SHBA e përfaqëson Presidenti Joe Biden e Rusinë ministri i jashtëm Lavrov.

Tek ekipi diplomatik i nivelit të lartë të SHBA, mori pjesë edhe  Yuri Kim, e cila është emëruar në një post të lart në Departamentin e Shtetit.

Në mbledhjen e së mërkurës të Këshillit të Sigurimit mbi Ukrainën drejtuar nga kryeministri Edi Rama i Shqipërisë, vend që ka kryesinë e radhës të Këshillit, Rusia shprehu pakënaqësinë për pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe faktin që ai foli para anëtarëve të Këshillit.

Presidenti Zelenskyy mori pjesë për herë të parë personalisht në punimet e këtij organi të OKB-së që kur Moska ndërmori agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Ambasadori rus Vassily Nebenzia protestoi duke thënë se presidenca shqiptare po i jepte përparësi presidentit Zelenskyy dhe vendeve perëndimore. Kryeministri Rama iu përgjigj ashpër komenteve të tij.

 

yuri kim okb rama