Politike 4 Mars 2023, 13:25

A ndërhyri Rama tek Apeli? Balla: Turp i madh, Berisha politikan i vdekur!

Shkruar nga Pamfleti
A ndërhyri Rama tek Apeli? Balla: Turp i madh, Berisha politikan i vdekur!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur për vendimin e djeshëm të Apelit në PD. Ai u shpreh se vendimet e Gjykatës nuk komentohen, thjesht zbatohen ndërsa shtoi se akuzat e Berishës janë të turpshme pjesë e një politikani të vdekur.

“Isha i sigurt që s’do i shpëtoja një pyetjeje të tillë edhe pse nuk kemi komente për çështje të brendshme. Arsyeja tjetër që nuk dua të komentoj sepse vendimet e Gjykatave nuk diskutohen por zbatohen. Ju e dini që këto lloj vendimesh mund t’i japin vetëm Gjykatat. Duhet të kishte qenë vullneti i palëve brenda partisë që çështje të tillë ta kishte të bërë më parë. Kur këta akuzojnë se vendimi për të shpallur ‘non-grata Sali Berishën është marrë nga Rama ky është një turp i madh. Degradim i përditshëm i një force politike, të një politikani të vdekur. E vërteta është që këtu bëhet fjalë për një problem në familje.”- tha Balla.

balla berisha