TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2025, 12:38

A pati sulme kibernetike në zgjedhjet e 11 majit? OSBE/ODIHR ‘zbulon’ se çfarë ka ndodhur

Shkruar nga Pamfleti

A pati sulme kibernetike në zgjedhjet e 11 majit? OSBE/ODIHR

Në zgjedhjet e 11 majit nuk ka pasur ndërhyrje të huaja. Kjo evidentohet në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, sipas të cilit nuk është raportuar asnjë incident kibernetik që mund të ketë ndikuar në zgjedhje.

“Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike mbështeti KQZ-në me testime shtesë sigurie, vlerësime teknike dhe rekomandime për përmirësim; në vitin 2025, fokusi i veçantë ishte në sigurimin e platformave të regjistrimit OCV dhe të dhënave personale të votuesve të diasporës.

Ndërsa disa institucione shqiptare kanë qenë shënjestër e sulmeve kibernetike të motivuara politikisht në vitet e fundit, bashkëbiseduesit e MVZ-së së ODIHR-it nuk raportuan shqetësim në lidhje me ndërhyrjen kibernetike të huaj në lidhje me zgjedhjet dhe nuk u raportua asnjë incident kibernetik që të ketë ndikuar në zgjedhje”, thuhet në raport.

 

Lini një Përgjigje