TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2026, 11:45

Rama fajëson rrjetet sociale: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe ne kemi gabime

Shkruar nga Pamfleti

Duke kaluar te politika moderne dhe roli i rrjeteve sociale, kryeministri paralajmëroi për atë që e quajti “industria e klikimeve”, duke thënë se politika sot po ndikohet nga algoritmet dhe ekonomia e vëmendjes, që janë rrjetet sociale që qeveria e tij nuk i kontrollon dot si mediat tradicionale.

Rama fajëson rrjetet sociale: Asnjë qeveri nuk është
Edi Rama

Në një moment kur qeveria përballet me akuza për korrupsion dhe protesta të zgjatura prej rreth 20 ditësh në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste me një ton kritik ndaj mënyrës si funksionon debati politik në vend, duke e zhvendosur fokusin te diferenca mes opozitës dhe qeverisjes reale.

“Në opozitë mund të premtosh gjithçka dhe nuk mban përgjegjësi, në qeveri do mbledhësh plehrat”, u shpreh Rama, duke theksuar diferencën mes retorikës opozitare dhe barrës së ekzekutivit.

Ai vijoi me shembuj të tjerë për të ilustruar kompleksitetin e vendimmarrjes në pushtet.

“Në opozitë mund të mbrosh gjithë zogjtë, në qeveri do luftosh me gjahtarët. Në opozitë mund të kthesh të gjitha pronat, në qeveri trajton 3 lloj pronarësh…”, duke iu referuar, sipas tij, kaosit historik të dokumenteve të pronësisë në vend.

Rama theksoi se qeverisja nuk mund të jetë kurrë perfekte, duke nënvizuar se edhe ekzekutivi aktual përballet me probleme.

“Qeveria është burimi më i pasur për të ushqyer zemërim, edhe sikur të jetë më e përsosura. Nuk ka qeveri të përsosur dhe ne kemi probleme.”

Duke kaluar te politika moderne dhe roli i rrjeteve sociale, kryeministri paralajmëroi për atë që e quajti “industria e klikimeve”, duke thënë se politika sot po ndikohet nga algoritmet dhe ekonomia e vëmendjes, që janë rrjetet sociale që qeveria e tij nuk i kontrollon dot si mediat tradicionale.

“Sot jemi përballë një industrie fitimprurëse. Kush mendon se me klikime dhe followers bën politikë, gabon. Me këto, ai bën shërbimin e oligarkëve më të mëdhenj që pasurohen çdo ditë”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se përmbajtjet konfliktuale kanë përparësi në shpërndarje.

“Të gjitha postimet që janë të mërzitshme shpërndahen më ngadalë se ato që janë tërheqëse. Algoritmi po shpërndan konfliktin. Frika prodhon klikime, klikimet kohë dhe koha para.”, tha Rama.

 

5 Komente

  1. j
    jeta

    Ti nuknke gabime. Ti je fund e krye i korruptuar, hajdut i pafytyre i paafte. Je thjesht sherbetor i narkotrafikut.

    1. R
      R

      Ah mor i ziu ti. Njerezit jane ngritur dhe kane permbysur autokratet e hajdutet dhe kur nuk ka pasur rrjete sociale. Tani nuk e mban dot me. Te ka ardhur fundi. Po, llojin e fundit e zgjedh edhe vete por sa me shume zgjat aq me i keq do jete per ty dhe per bido bidonat qe ke lidhur mbas vehtes.

      1. T
        Tony

        Gomari nuk behet politika me klikime. Klikimi eshte shpikja me e ndyre e parise sunduese te planetit. Ne fillim iu parapri me ngritjen drastike te cmimeve te alkolit. Klubet, lokalet e alkolit u mbyllen se nuk mbijetuan nga largimi i klienteve, popullit. Ne bisede shoqerore me te njohur biseda mbetet ne tavoline e mund te shpertheje fuqishem revolta. Klikimi eshte nderlidhesi me i shpejte por e shet identitetin e klikuesit, idete, mendimet, miqte e grupin. Keshtu qe projekt idea eshte e vdekur pa nisur. Plus coroditja qe klikimet behen nga hiena. Pastaj fillon largimi i popullates, boshatisja e vendit e sjellja e emigranteve cope cope nga raca te ndryshme. Popullata e mbetur me e pafta lemeriset dhe e ka mendjen te komshiu i zi mos i perlaje vajzen. Pastaj futet droga e tolerohet te mpijne trurin njereia. Dmth coroditjes se mendjes se popullit i gjindet gjithnje krimb gerryes. Vetem vitin e shkuar kane emigruar 1 milione Engleze te paster drejt Australise. Qe ne fillim kuptova qe populli (masa) ne Europe jane injorante e jo shume inteligjence. Te zotet e inteligjentet iken nga syte kembet me breza e bene Ameriken, Kanadane, Australine Zelanden e Re, etj. Kjo ndodhi e po ndodh ne Shqiperi. Ndryshimi se Shtetet shumica koloniale kane akoma dhjame te tresin por ne Shqiperia ishim cope cope, mbetet cope cope e po shkojme drejt zhdukjes. Troja u shit nga brenda, nuk u pushtua. Laokoonti dekospiroi ujdine e parise qe po e shisnin Trojen dhe i cuan gjarperinjte ku e mbyten me gjithe djemte. Ah!

        1. s
          studio

          sa te detyruar e ke rugen ku je futur....GABIME eshte ti besh qejfin vetes .....je zhytur kembe e koke ne krim ekonomik dhe korupsion politik...dhe zoteron pasuri te pajustifikushme....faje te renda AJDUTERIE....te cilat presin transparence para ligjit dhe kombit....cdo gje tjeter qe thua eshte teater transparenca nuk behet politikisht por drejtesisht ne menyre ligjore...shkohet ne nje gjykate dhe meret pafajsia....por jo ne kto gjykata te ngritura prej jush qe jane zhutur ne krim e korupsion si ju krijusit e tyre....35 vjet nipotizem dhe bashke ajduteri....

          1. g
            gazi

            Je zhytur ne mut e te duket vetja i parfumosur. Kaq ishte, jetove si mbret e perfundove si qen.

            Lini një Përgjigje