Politike 9 Mars 2023, 21:40

Andi Bushati: Ahmetaj nuk ka gisht te inceneratorët, Rama hakmarrje politike ndaj tij

Shkruar nga Pamfleti

Andi Bushati: Ahmetaj nuk ka gisht te inceneratorët, Rama hakmarrje

Analisti Andi Bushati tha në një emision se Arben Ahmetaj nuk po goditet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, po si njeriu që “tradhtoi shokët”.

Sipas tij, Ahmetaj nuk është kapur me presh në dorë për inceneratorët, siç ndodhi me Erion Veliajn dhe dokumentin e firmosur prej tij.

Deri tani nga komisioni hetimor, Arben Ahmetaj nuk ka asnjë shkelje të rëndë si ajo që i kemi parë me Veliajn, të kapur me presh në duar me dokumentin që tejkalon këshillin bashkiak. Ahmetaj nëse ndëshkohet, nuk ndëshkohet për drejtësi por ndëshkohet nga paranoja se është njeriu që ka tradhtuar shokët. Ai akuzohet se ka shitur dokumentet për inceneratorët tek opozita”, tha Bushati në “Now”.

 

bushati ahmetaj rama