TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 12:03

Avokati i Popullit, Topalli: Deputetët mbështetën Shabanin, nuk e propozuan

Shkruar nga Pamfleti
Avokati i Popullit, Topalli: Deputetët mbështetën Shabanin, nuk e
Deputetja e PD, Jozefina Topalli

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, ka sqaruar çështjen që sipas saj ka shkaktuar debat mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli theksoi se formularët e dorëzuar për kandidatët nuk janë të propozuar si emra të kandidaturave, por si shprehje mbështetjeje.

Ajo theksoi se kjo situatë bën të nevojshme heqjen e çështjes nga Rendi i Ditës.

“Nuk lejohet që një deputet të propozojë më shumë se një emër. Firma e çdo deputeti është një akt politik dhe nuk mund të reflektojë më shumë se një vullnet politik për një çështje, sipas parashikimeve të Rregullores. Në seancë nuk ka asnjë propozim. Janë dorëzuar vetëm disa firma mbështetëse, jo propozime konkrete. Sot nuk ka as firma mbështetëse për këtë çështje. Prandaj, duhet të hiqet nga Rendi i Ditës, pasi është në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Topalli.

avokati i popullit topalli shabani mbeshtetje

Lini një Përgjigje