
Një foto e publikuar sot nga kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhit ka trazuar rrjetin. Bardhi publikoi një foto të shkrepur nga ish-kreu i ARRSH Ervis Berberi, duke pretenduar se ishin në banesën e ministres Belinda Balluku, aty ku sipas tij bëheshin pazare.
“Banda e hajdutëve të Belinda Ballukut mblidhej rregullisht në strofullën e krimit "Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis", ku ndaheshin tenderat korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, shkruan Bardhi.
Mirëpo duket se fotoja është “Fake News”, pasi në fakt është bërë na Pallatin e Brigadave. Në rrjet kanë dalë dhe foto të tjera, siç është kjo më poshtë ku duket gazetari Blendi Fevziu.
Ndërkohë ka reaguar dhe juristi Ylli Manjni, ku sipas të cilit më e rëndë është fakti se si ka përfunduar fotoja në duart e Bardhit, pasi ajo ka dalë nga telefoni i Berberit i sekuestrur nga SPAK.
“Si gjendet kjo foto në dorë të Gazmend Bardhit, nga celulari i sekuestruar e Ervis Berberit?! Në ç'rrethana ligjore, apo proçedurale kjo foto, e cila nuk është pjesë e asnjë fashikulli gjykimi dhe, nuk gjendet në asnjë dosje të asnjërit prej të pandehurve, ka dalë nga memoria e celularit të Ervis Berberit dhe gjendet në dorë të Gazit?! Shikoni, kjo foto në vetvete nuk shërben si provë e as si indicie për hetimet që janë në proçes. Ndaj dhe nuk gjendet në asnjë dokument zyrtar të dosjeve me akuzat e bëra.
Kjo foto provon vetëm një gjë: që SPAK nxit drejtësinë popullore dhe politike ndaj personave që ka nën hetim. Huq i përhershëm ky...???? Dalja e kësaj foto në publik, përbën akt flagrance ndaj prokurorit të çështjes, i cili duhet të japë llogari për këtë gjë”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje