Politike18 Mars 2023, 18:09

Berisha nën terror nga “non grata”, sulmon ambasadorët Kim dhe King-Smith; pranon se Londra nuk e përfill ankimimin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Berisha nën terror nga “non grata”, sulmon ambasadorët Kim

Shuplaka që ka marrë nga Londra dhe Uashingtoni duket se ka nxjerrë nga vetja Sali Berishën. Ai është shpallur “non grata” për lidhje me krimin dhe korrupsionin dhe këtë nuk e kapërdin dot, duke ju hakërryer ambasadorëve.

Sot ai zhvilloi një bisedë online me emigrantët shqiptarë në Londër, ku sulmoi ambasadoren Yuri Kim dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe Alastair King-Smith. Berisha pranoi se ka ankimuar vendimin e Londrës, por ata i kanë dhënë shuplakë duke ja bërë të qartë se nuk ka kthim pas.

Unë kam nisur një proces dhe ka një procedurë administrative dhe unë kam siguruar dokumente dhe kam kënaqësi tu them se ata të cilët po merren dhe zhgarravisin në dokumente, janë detyruar të shkruajnë se po ti kërkojnë Sekretares të anulojë “non gratën” na bie reputacioni. Edini vetë se çfarë janë. Ndaj unë ndjehem besimplotë duke akuzuar direkt Alastair King-Smith si një McGonigal të korruptuar nga Rama, Basha dhe Veliaj. Format e korrupsionit  janë të tmerrshme, janë monetare, politike dhe erotike”, tha ai.

Nga ana tjetra iu kërcënoi ambasadorin. Si duket Londra nuk ka për tu tërhequr nga shuplaka dhe Berisha fajëson Alastair King-Smith, ndonëse vetë është i zhytur deri në fyt.

Shumë shpejt do t’i bëjë publike trillimet e ulëta të një njeriu të korruptuar. Por Britania është shtet ligjor dhe kam besim te drejtësia e vendit ku jeni ju. Ky diplomat pasi ka mashtruar qeverinë tij, vijon e mashtron. Ai thotë se Berisha sulmon ambasadorin dhe  qeverinë e Madhërisë së tij. Unë nuk kam sulmuar kurrë qeverinë e madhërisë së tij sepse kam respektin më të madh. Pas shpalljes non grata dhe vendimit të Lulzim Bravës për largimin nga grupi parlamentar, ky u angazhua. Nëse Kim bënte deklarata haptazi, ky fshehtas thërriste një nga një deputetët, anëtarë të Rithemelimit dhe përpiqej t’i bindte, dhe ti kthente kundër meje”, tha Berisha.

Por ai i është hakërryer edhe ambasadores amerikane Yuri Kim. Edhe këtu, Sali nuk ka parë te vetja, por fajëson ambasadoren për futjen e tij në listë të zezë. Dihet se bëmat e Saliut nuk kanë fund në këtë aspekt.

Yuri Kim e korruptuar nga Edi Rama. Korrupsionin e saj e denoncoj jo me pasion, por me keqardhje. Nuk më vjen mirë ta atakoj në mënyrë të tillë përfaqësuesin e partnerit tonë strategjik, vendit që ne i detyrojmë lirinë tonë. Por e bëjmë këtë sepse kjo sëbashku me Ramën ka shkelmuar Kushtetutën e Shqipërisë, të SHBA dhe ka shkelur çdo normë për të mbajtur në pushtet Ramën. Pa asnjë fakt e dokument, Blinken me shpalli “non grata”. Zonja mblodh ambasadorët e BE dhe u kërkoi të solidarizohen me vendimin e saj. Ajo mori një “jo” të thatë prej tyre”, tha ai.

Pra duket se Berisha po e ndjen se damka që ka marrë nga këto dy shtete nuk është dhe aq pa vlerë, pasi imazhi i tij në arenën ndërkombëtare është nxirë.

 

berisha shba britania e madhe non-grata