TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2023, 21:37

“Berisha nuk është më fitues”, Gjekmarkaj: Me qëndrimin e tij vetëm mban Ramën në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha nuk është më fitues”, Gjekmarkaj: Me

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj duke komentuar rezultatin e Opozitës së bashkuar në zgjedhjet vendore të 2023, tha se ishte diçka e turpshme për PD-në.

Në një intervistës për emisionin “Top Story”, ai tha se PD nuk mundi të merrte asnjë bashki, përballë Berishës i cili në koalicion me Metën ia doli “të rrëmbente” 7.

Megjithatë, për Gjekmarkajn Berisha nuk është fitues, pasi qëndrimi i tij mban në pushtet vetëm Ramën. Sipas demokratit, është e domosdoshme një urë komunikimi pasi njerëzit janë të lodhur nga dramat e opozitës.

Është e domosdoshme të krijohet një urë komunikimi. Unë nuk jam nga ata që i them Berishës ik sepse Berisha ka mbi 500 mijë vota, por Berisha nuk është më fitues. Njerëzit janë të lodhur nga dramat e opozitës. Kemi vite që dëgjojmë të njëjtin qarramanallik. Beteja të reja, kauza të reja nuk mjaftojnë. Me qëndrimin e tij, Berisha mban vetëm Ramën në pushtet”, tha Gjekmarkaj.

gjekmarkaj berisha rama

Lini një Përgjigje