Politike20 Nëntor 2023, 09:10

Berisha refuzon GJKKO dhe shkon në Kuvend: Nuk i bindem urdhërave të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha refuzon GJKKO dhe shkon në Kuvend: Nuk i bindem urdhërave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend. Berisha ka refuzuar sërish të ballafaqohet me GJKKO-në me argumentin se zbatojnë urdhrat e kryeministrit Edi Rama. 

"Sot unë jam paraqitur në parlament. Sot jam paraqitur në Parlament nuk mund të pranojë kurrë përvetësimin që bën Rama. Është urdhër i Edi Ramë si lëshuar nëpërmjet mercenarëve siç është Kraja, që qëndron në detyrë në shkelje të kushtetutës. Irena Gjoka fshihet parapa krimit. Ata janë shërbëtorë të mjetë që zbatojnë urdhrat e Edi Ramës ndërkohë marrin pushtetin e parlamentit”, tha Berisha.  

Do ia thoni në sy Ramës që qëndron pas vendosjes së masës së arrestit ndaj jush?

“Nëse nuk ia mbath, do ia them”, u përgjigj ai.

Opozita, ajo e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, kanë paralajmëruar se në vazhdën e aksionit të tyre, nuk do të lejojnë zhvillimin e seancës. Formën nuk e kanë zbuluar, duke e lënë mister mënyrën që do të zgjedhin këtë herë për bllokimin e sallës së seancave plenare.Kryeministri Edi Rama dhe deputetët socialistë kanë mbërritur në Kuvend më herët. Po ashtu edhe deputetët e Rithemelimit, ndërsa në hyrje të Kuvendit Berisha tha se do jetë një aksion i fuqishëm. 

 

 

sali berisha