TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2026, 15:52

Përplasja mes Ramës dhe Spiropalit, Petro Koçi: Ish-ministrja identifikoi problemet, por është vonë!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja mes Ramës dhe Spiropalit, Petro Koçi: Ish-ministrja
Petro Koçi

Ish-deputeti socialist, Petro Koçi ka folur për përplasjet e fundit të brendshme brenda PS, konkretisht mes kryeministrit Edi Rama dhe ish ministres së Jashtme Elisa Spiropali.

Koçi u shpreh se diskutimet e fundit brenda Partisë Socialiste nuk i sheh si një debat real, ndërsa u ndal më gjerësisht në atë që ka ndodhur me ish ministren Spiropali. Sipas tij, ish ministrja e Jashtme, me reagimin e një dite më parë, identifikoi disa problematika, por shtoi se tashmë është vonë.

Koçi u shpreh se ajo duhet të niste me një “mea culpa”, pasi sipas tij, ish ministrja ka patur një rol në atë që mund të ketë ndodhur në PS.

“Ne kemi parë dje një shprehje publike të zonjës Spiropali, e cila është përpjekur të identifikojë disa problematika. E para, mendoj se është vonë sepse gjykoj që përtej të drejtës që ka gjithkush për të reflektuar, gjithmonë duhet të fillojë nga një lloj mea culpa, sepse Spiropali nuk është se nuk ka rol në gjithçka që është ndërtuar në këto vite në PS dhe në mënyrën e funksionimit të saj. Ajo është një politikane që ka ecur me progres të jashtëzakonshëm në këto vite dhe prandaj ka merituar disa funksione të larta por kur vjen fjala te mënyra se si funksionon partia, të gjithë kanë pak a shumë një lloj gishti me atë që ka ndodhur. Mendoj se duhet një qasje gjithmonë konstruktive për të identifikuar probleme dhe më pas për të propozuar rrugëzgjidhje. Duhet edhe pakti i duhur për të mos krijuar keqkuptime në mbështetësit e PS.”, u shpreh ish deputeti në Neës24.

petro koçi

Lini një Përgjigje