TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 22:14

Celibashi njohu Berishën si kryetar të PD, Kapllanaj: Skandaloze dhe e turpshme, e di lojën e kujt bën

Shkruar nga Pamfleti

Celibashi njohu Berishën si kryetar të PD, Kapllanaj: Skandaloze dhe e

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve refuzoi sot kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit si subjekt zgjedhor me emrin Partia Demokratike e Shqipërisë.

Kërkesa e tij u cilësua nga komisioneri i zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, se nuk bazohej në ligj dhe nuk kishte regjistrime certifikuese nga gjykata.

Por ai ja lejoi vetes të deklaronte se në perceptimin e tij Sali Berisha është kryetar i PD.

Sakaq Celibashi ktheu për plotësim brenda 48 orëve dokumentacionin me kërkesën e Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën.

Agron Kapllanaj në një intervistë për “Ora News” thotë se detyra e KQZ është të regjistrojë partitë në zbatim të ligjit dhe se Celibashi e ka të ndaluar të japë perceptime.

KQZ ka vetëm një detyrë, të regjistrojë partitë në bazë të ligjit. Me keqardhje e them se sot ka parë një deklaratë politike të zotit Celibashi. Ai nuk mund të perceptojë, duhet të zbatojë ligjin.

Nuk i lejohet të japë mendime, përceptime. Sipas përceptimit të tij shumicën e kishte zoti Berisha dhe ai njihte zotin Berisha si kryetar të opozitës, është skandaloze dhe e turpshme. Sa kohë institucionet që duhet të jenë të pavarura janë thellësisht politike, të ndikuara dhe sponsorizuara poitikisht unë e kuptoj lojën e kujt bën Celibashi por kjo nuk është e ndershme dhe nuk i bën mirë shoqërisë shqiptare.

Celibashi është nga ajo pjesë që kërkon që demokratët të jenë sa më të përçarë, sa më të ndarë që PS të ketë të fituara në tavolinë jo vetëm këto zgjedhje por edhe zgjedhjet e tjera. Ai është një përfaqësues i PS”, tha ai.

kapllanaj celibashi pd

Lini një Përgjigje