Politike 9 Mars 2023, 21:52

Celibashi gati t'i bëjë qokën Berishës, kërcënon me mosregjistrim të PD në zgjedhje nëse nuk firmos Basha

Shkruar nga Pamfleti

Celibashi gati t'i bëjë qokën Berishës,

Celibashi si duket kërkon të fusë Berishën në zgjedhje nga dritarja. Ky i fundit do fshihet pas logove të partive të tjera dhe përjashtimi i Alibeajt i bën nder vetëm Saliut, pasi do mburret se e përfaqëson ai PD me kandidatët e "Primareve"

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimi skandaloz i ditës së sotme.

Prej disa ditësh Berisha i dërgoi mesazhe dhe sot ndodhi një situatë e paprecedentë në KQZ. Celibashi së pari deklaroi se Berisha është kryetar “defakto”, pro “dejure” është Basha dhe për këtë arsye vendosi që “Foltorja” të mos regjistrohet në zgjedhje. Por ama u kujdes të godasë dhe grupin e Alibeajt.

Celibashi nuk e pranoi autorizimin që Basha ka lëshuar para se të dorëhiqej dhe kërkoi që ai të lëshojë një autorizim të ri, ku thekson se ja delegon kompetencat Alibeajt apo personave të tjerë. Mirëpo nëse Basha firmos, dorëheqja s’ka vlerë. Dhe Celibashi në mbrëmje ka marrë rolin e “Zotit”, duke kërcënuar se do ta lërë PD jashtë zgjedhjeve.  

Nuk dimë faktet, me siguri mund të thuhet se kjo deklaratë duhet të paraqitet nga kryetari i partisë politike. Nëse në gjykata rezulton nëj emër dhe një mbiemër i kryetarit të asaj partie, duhet të jetë nga ai nënshkrmi”, tha ia në një intervistë.

I pyetur, nëse Partia Demokratike rrezikon regjistrimin, në rast se Basha nuk sjell një deklaratë të tillë, Celibashi u përgjigj: “Në vendimin e sotëm, u tha qartë se ia kthyem PD-së dokumentacionin për plotësim, duke i thënë se deklarata e partisë nuk është në përputhje me ligjin dhe parashikimet e kodit zgjedhor. Nuk mund të jetë një autorizim i përgjithshëm. Nuk mund të pranoj që deklarata, sipas të cilit kryetar i partisë sikurse kodi zgjedhor ka përcaktuar duhet të mbajë përgjegjësi, të anashkalohet”.

Ai u shpreh se Lulzim Basha, si drejtues ligjor i PD-së dhe poseduesi i të drejtës së vulës dhe firmës, duhet me patjetër të dorëzojë dokumentet e firmosura. Nëse kjo gjë nuk ndodh atëherë kjo parti nuk regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.

Është e paevitueshme duhet të firmoset ndryshe nuk regjistrohet. Ky është një problem për partitë politike, nëse ata nuk e zgjidhin me njëri-tjetrin, çfarë problemi ka KQZ këtu”, tha Celibashi.

Pra duket se Celibashi do të fusë Berishën në zgjedhje nga dritarja. Nëse Alibej nuk regjistrohet, Berisha do futet nën logon e partive të tjera dhe e arrin qëllimin. /Pamfleti

kqz alibeaj berisha