TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 22:03

Celibashi bllokoi regjistrimin e PD, reagon Alibeaj: Nuk ka asnjë vendim zyrtar që duhet të firmosë Basha

Shkruar nga Pamfleti

Celibashi bllokoi regjistrimin e PD, reagon Alibeaj: Nuk ka asnjë vendim

Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për herë të parë mbi zhvillimet sot në KQZ, ku Ilirian Celibashi kërkoi firmën e Bashës.

Në “Open”, Alibeaj tha se ende nuk ka një vendim të shkruar e të firmosur në lidhje me atë që Celibashi deklaroi për mediat.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Alibeaj: Jam i kujdesshëm për të mos ushtruar asnjë lloj influence ndaj institucioneve. E dëgjova paksa teksa bënte një artikulim mbi çështjen e regjistrimit të PD.

Në fakt edhe tani nuk ka një vendim një shkresë nga zoti Celibashi që të radhisë arsyet që e çuan në atë përfundim

Alpha e një institucioni është që komunikimi të bëhet me shkresë.

E mira është që arsyet të jenë në letra. Përgjigja e vetme që kemi marrë është që nuk ka një vendim të shkruar e të vulosur.

Për regjistrimin e një partie duhet një deklaratë ku kryetari merr një zotim se partia nuk do të përfshihet në shitblerje votash apo veprime të ngjashme.

Pretendimi mesa duket është që nuk delegohet, si dokument ky është. Me anë të të cilit marr përsipër si ushtrues i detyrës së kryetari të partisë, të gjitha detyrimet. Pyetja që kam është në cilin nen apo dispozitë është parashikuar diçka e tillë?

Marrim një rast sikur një kryetar partie, sëmuret dhe bie në koma. Çndodh? Partia nuk regjistrohet? A ka të tjerë persona që mund të përfaqësojnë këtë vullnet për partinë? Mesa duket o është një keqlexim i zotit Celibashi i nenit 64 ose ka një tjetër prapaskenë.

Jam nënkryetar dhe në mungesë të kryetarit që ka dhënë dorëheqjen e ushtroj unë këtë detyrë dhe për këtë ka një autorizim i nënshkruar nga Basha dhe në pikën 2 thuhet: Të nënshkruajnë deklaratën në emër e për llogari të kryetarit të partisë ku përmendet zotimi për mospërfshirje në aktivitete të paligjshme.

Ish kryetari i partisë para dorëheqjes dhe një autorizim drejtuar nënkryetarit që jo vetëm në procese administrative por edhe në procesin elektoral.

Nga e dinte Basha në 18 mars 2022 që nuk do ishit zgjedhur kryetar? Ishte Nostradamus?

Alibeaj: Njeri i lexuar ishte. Disa ditë pas dorëheqjes u dha edhe një vendim gjykate që bëri një rrugëtim të gjatë në Apel dhe me shumë mundësi do shkojë ne Gjykatën e lartë.

Autorizimi jepet kundrejt një ngjarje që mund të ndodhte por nuk kishte siguri se kur. Emri i kryetarit që jep dorëheqjen ekziston në gjykatë.

alibeaj kqz basha celibashi

Lini një Përgjigje