Politike 3 Mars 2024, 13:44

“Dëshiron të kontrollojë SPAK-un”, Basha akuza Ramës nga Lezha: Po bën gjithçka për t’i shpëtuar hetimit!

Shkruar nga Pamfleti

“Dëshiron të kontrollojë SPAK-un”, Basha akuza

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Lezhë, ka hedhur akuza ndaj qeverisë, e cila sipas tij, është e zhytur në korrupsion.

Më tej Basha akuzoi dhe kryeministrin Rama, se po bënë gjithçka për t’i shpëtuar hetimit dhe për këtë arsye po përpiqet në fshehtësi për të krijuar një komision për të mbikëqyrur SPAK.

Ai shtoi më tej se Rama i trembet drejtësisë dhe sipas tij, kryeministri ka nxjerrë ‘gërshërët’ për t’i prerë ‘duart’ dhe ‘këmbët’ drejtësisë.

“Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, e cila sot po anatemohet nga të gjitha anët, por në asnjë anë më shumë sesa nga kryeministri i cili në fshehtësi bashkë me njerëzit e tij në parlament dëshiron të krijojë një komision të posaçëm për të mbikëqyrur SPAK-un.

Dëshirë që i është shtuar në veçanti pas ngjarjeve të fundit, siç është intervista e ish-zëvendëskryeministrit tashmë në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar dhe dënimi me burg të ish-drejtorit të Kundërzbulimit të FBI-së për New Yorkun, Charles Mcgonigal. Kësaj dëshire të çuditshme në fakt, i është shtuar së fundmi edhe shqetësimi i kryeministrit shqiptar për sjelljen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në zyrat e shtetit.

Sigurisht për një njeri që ka rrahur gjoksin me të dyja grushtet se është autor i Reformës në Drejtësi, këto dy pohime janë shumë më problematike sesa të ulërijë në kupë të qiellit nga kupa e kokës kudër SPAK-ut apo BKH-s. Janë domethënëse sepse tregojnë qartë se Edi Rama ka frikë nga drejtësia, i trembet drejtësisë dhe tani ka nxjerr gërshërët për të prerë këmbët dhe duart e drejtësisë.

PD është në mbështetje të institucioneve të drejtësisë, PD është në mbështetje pa kushte të SPAK-ut, sepse PD beson se ky është shansi i vetëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të sjell barazinë para ligjit për çdo shqiptarë kudo ku ndodhet”, tha Basha.

basha