TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2023, 10:41

Disfata e dyshes Meta-Berisha në zgjedhje, Noka me tone të ashpra në Kuvend: Bëhuni gati, do ju përgjigjemi!

Shkruar nga Pamfleti
Disfata e dyshes Meta-Berisha në zgjedhje, Noka me tone të ashpra
Lefter Noka

Deputeti demokrat Lefter Noka ka justifikuar humbjen e thellë më 14 maj. Noka tha se të dielën, në Shqipëri nuk kishte zgjedhje, kishte një proces votimi.

Noka akuzoi kryeministrin Edi Rama se i bleu të gjitha votat me para droge. 

"Sot është një ditë që cdo shqiptar i ndershëm duhet të jetë kryeulur kur analizon dhe shikon që para dy ditësh u mbyll një proces më i turpshmi në historinë e Shqipërisë. Të dielën, në Shqipëri nuk kishte zgjedhje, kishte një proces votimi. Duhet të ketë një demokraci të konsoliduar, por të dielën kishte një narko-regjim. Në Shqipëri u tregua se vija ndarëse mes partisë-pushtetit dhe shtetit nuk ekziston. Në Shqipëri, u blenë të gjitha me para droge. Të gjitha ishin të PS për të blerë, vjedhur, dhunuar dhe terrorizuar procesin, vetëm e vetëm me 1 kusht. Që Rilindja të merrte pushtetin, banda e quajtur qeveri shkoi në zgjedhje me një moto; të gjithë pushtetin sovjetëve.

Pse ndodhi? Kjo tregon mentalitetin, nuk ishte imagjinuar, që kryeministri të thoshte po votuat opozitën do ju lemë pa bukë. Po e çoni vendin në skajet e të pamundurës. Po i thoni shqiptarëve se jeni kavie, nuk ka vend në botë që po përdor këtë instrument. Elbasani e tregoi këtë. Po në Belsh? Po në Rrogozhinë? Vetëm që i gjithë pushteti të jetë i juaji. Bëhuni gati, do u përgjigjemi sikur jeni, një bandë kriminale. Nuk ka rrugë tjetër."- Noka në Kuvend.

lefter noka kuvend

Lini një Përgjigje