TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2023, 10:25

A do të dorëhiqet Berisha pas humbjes në zgjedhje? Edi Paloka u hakërrehet gazetarëve: Naivë! Asnjë hap pas

Shkruar nga Pamfleti

A do të dorëhiqet Berisha pas humbjes në zgjedhje? Edi Paloka u

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka para seancës paralamentare është pyetur nëse ish kryeministri Sali Berisha do të japë dorëheqje për humbjen e thellë në zgjedhje.

Sipas Palokës, Berisha nuk duhet të bëjë asnjë hap pas, sepse në këtë mënyrë Rama do të qëndrojë më tej në pushtet.

Sikurse Berisha, edhe Paloka thotë se zgjedhjet u vodhën nga kryeminsitri.

Më tej ai u hakërrue gazetarëve duhet i quajtur naivë që nuk panë vjedhjen e votave dhe kërkojnë vazhdimisht dorëheqjen e Sali Berishës.

“Ne e dimë realitetin, ky është realiteti. E dimë që i vjedhin, manipulojnë. Ne duhet të marrim përgjegjësinë për tu përballur me këta. Ju i patë vetë si shkuan zgjedhjet. Përgjegjësitë tona janë ato që u thashë. Ne përballemi me një realitet që është ky, një qeveri që vjedh dhe manipulon. Ju po e bëni si ai çobani me lopën që i thonë ke faj. Ose të përballemi ose të shkojmë të gjithë në shtëpi. Asnjë hap s’ka pse të bëjë pas Berisha se e kërkon Rama. E kërkojnë këtë që të shkalafitet opozita. Ju po thoni hajde ti japim një dorë Ramës.”, tha Paloka.

Për dorëheqjen e Alibeajt, thotë se ishte pa post dhe nuk ka humbur asgjë.

"Nuk më intereson fare, Alibeaj nuk ka pasur asnjë post që të japë dorëheqjen. Rama do bëjë më tepër se kaq. Ka ndonjë që mendon se këto zgjedhje ishin normale? Ky milet në vend që të bërtasë e të ulërasë që jetojmë në një vend ku nuk bëhen zgjedhje. Si bindet ai që i shkon krimineli në shtëpi dhe i thotë ose do marrësh 50 mijë lekëshin ose ke punë me mua? Duhet bërë analiza. Bëjini tamam dhe vejini gishtin hajdutit dhe thoni si duhet ta zgjidhni? Nuk e kam bërë fajtor Bashën për manipulimin e Ramës. Nuk zgjidhet asgjë po ikëm ne, do vijë tjetri, do vjedhë prap Rama. Kush të dojë të vijë ta provojë, e të largojë Ramën.”, tha deputeti.

paloka berisha

Lini një Përgjigje