Ish ministri i PD, Aldo Bumçi ka komentuar rolin e kryeministrit, Edi Rama në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës.
Sipas Bumçit, Rama ka kaluar vijat e kuqe dhe ka humbur autoritetin e tij për të ndikuar në Kosovë.
“Rama nuk sillet si kryeministër i kombit shqiptar, mban një marrëdhënie neutrale. Ishte Samiti Mini Shengen 2019, Kosova nuk mori pjesë.
Rama akuzoi Haradinaj dhe po vete izolohen e cila shkoi ne padi ne gjykate. Të njëjtën gjë po bën. Rama ka kaluar vijat e kuqe.
Pra i ka dhëne kapital politik Vuçiçit, i ka dhëne izolim Kosoves. Rama ka humbur autoritetin per te ndikuar,” u shpreh Bumçi.
Ju rikujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Edi Rama tha se Kosova me qëndrimet e Kryeministrit Albin Kurti po rrezikon seriozisht që të humbasë veriun e saj.
Në një mesazh të gjatë në Twitter ai nënvizoi se nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova, duke paralajmëruar se veriu i saj mund të kalojë nën kontrollin e KFOR.
“Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës! E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFOR-it në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon”.
Rama i bëri gjithashtu edhe një thirrje Serbisë, të cilës i kërkoi sërish lirimin pa kushte të 3 policëve kosovarë të rrëmbyer javën e shkuar në kufirin mes dy vendeve.
“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen.", tha Rama.
Lini një Përgjigje